Mospasja e Çështjes Çame në program, nuk është një akt i lehtë për PDIU-në;
heqja e emrit Çamëri nga librat e historisë, nuk është akt i lehtë që mund ta kalojmë;
moskundërshtimi i kryeministrit për zgjerimin 12 milje të Greqisë në Jon, nuk është akt që mund ta kalojmë;
bërja e varrezave të ushtarëve grekë, që erdhën si pushtues, dhe moskujtimi për varrezat e shqiptarëve të Çamërisë nuk është një akt i lehtë që ne mund ta kalojmë.
Ky kryeministër, që flet si i marrë nga Vlora, të shkojë veç 2 km më larg dhe të vendosë një tufë me lule në Varrezat e Kllogjerit ku dergjen 2900 shqiptarë të Çamërisë. Asnjëherë nuk e ka bërë një akt të tillë.