BallinaLajmeMinistri Agon Ferati realizoi takim me ambasadorin e Francës, Christophe Le Rigoleur

Ministri Agon Ferati realizoi takim me ambasadorin e Francës, Christophe Le Rigoleur

Rigoleur

Shkup, 14 tetor 2026 – Ambasadori i Francës Christophe Le Rigoleur e përgëzoi ministrin Ferati për postin e tij dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e detyrave zyrtare dhe arritjen e qëllimeve strategjike të Qeverisë.

Ministri Ferati e falënderoi ambasadorin Le Rigoleur për angazhimin e Francës në përafrimin e Maqedonisë së Veriut në arritjen e standardeve të demokracisë, sundimit të ligjit dhe kohezionit, si dhe në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke shprehur interes për thellimin e bashkëpunimit me Ambasadën e Francës dhe institucionet franceze.

Ambasadori mirëpriti ofertën e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe theksoi rëndësinë e kultivimit të mardhënieve të mira ndëretnike, trajtimin e Marrëveshjes së Ohrit si pjesë e trashëgimisë së përbashkët, si dhe ruajtjes së frymës së saj. Ai u interesua edhe për projekt-ligjin për përfaqësim të drejtë dhe sqaroi se Franca, që nga miratimi i Metodologjisë në viin 2019, mbetet e përkushtuar për avancimin e shteteve kandidate drejt anëtarësimit në BE dhe qasjes së tyre te tregu i përbashkët dhe programet e ndryshme. Ambasadori foli edhe për propozimin e fundit të Komisionit Evropian, për të cilin tha se duhet pritur për të parë nëse i njejti do të miratohet edhe nga Këshilli Evropian.  Ministri Ferati e informoi ambasadorin për qasjen e drejtë e gjithëpërfshirëse të Qeverisë edhe në raport me ndarjen e mjeteve finansiare për komunat, si dhe përpjekjet e saj për përmirësimin e kushteve dhe mundësive për të rinjtë në veçanti. Ai elaboroi edhe disa nga idetë për aktivitetet e radhës, 25 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, të cilat duhet të rezultojnë me një shkallë më të lartë të kohezionit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments