19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeShokon Joe Biden: Putin është një vrasës ( video)

Shokon Joe Biden: Putin është një vrasës ( video)

Deklarata të rënda ato të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili gjatë një interviste, e ka etiketuar homologun e tij rus, Vladimir Putin si vrasës.

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhl, Rusia do të paguajë një çmim të lartë për tentativën e ndërhyrjes në zgjedhjet amerikane të vitit 2020 dhe e cilësoi kreun e Kremlinit si një vrasës.

I pyetur gjatë një interviste në ABC News se cilat mund të jenë pasojat, Biden u përgjigj se “ju do t’i shihni së shpejti”, njoftojnë mediat ndërkombëtare.

Ndërhyrja e Bidenit që rrezikon të tensionojë në maksimum marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë, vjen një ditë pas raportit të shërbimeve sekrete amerikane, sipas të cilit, Putin autorizoi operacione për të ulur figurën e Biden, duke ndihmuar Trump me objektivin e përçarjes sociale në vend.

Kremilini reagoi menjëherë, duke e cilësuar intervistën e Biden si një “sulm drejt Rusisë, një histeri që buron nga pamundësia”.

Rusia ka thirrurpër konsultime ambasadorin e saj në Shtetet e Bashkuara.

“Ambasadori rus në Uashington, Anatoly Antonov, është ftuar të vijë në Moskë për konsultime me qëllim të analizimit për atë që duhet bërë në kontekstin e lidhjeve me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në një deklaratë të ministrisë së jashtme ruse.

Rusia theksoi se dëshiron të parandalojë një përkeqësim të pakthyeshëm në marrëdhëniet midis dy vendev

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments