Shpëtim Idrizi: 25 Prilli është dita jonë, përballë oktapodit dhe tentakulave të Rilindjes mavi (film)

93

Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale ka përmbledhur momentet, protestat e PDIU si dhe realizimin dhe miratimin e një Rezolute për Çamërinë.Idrizi shprehet se nuk ja falim kurrë dhunën, goditjen dhe arrestimin e 25 antarëve të Shoqatës Çamëria në protestë, për ti bërë qefin Ministrit të Jashtem Grekë.Gjithashtu Idrizi shprehet se i kemi duruar 4 vjet kur hiqnin Çamërinë nga Programi i Qeverisë Shqiptare, por nuk do i durojmë më në marrëzinë të heqin nga librat e Historisë së Shqipërisë emrin Çamëri.Kreu i PDIU nuk lë pa përmendur edhe ditën e zgjedhjeve ku e cilëson 25 Prillin ditën e tyre, përballë oktapodit dhe tentakulave të Rilindjes mavi.Postimi i plotëI kemi duruar në 1944, kur e zhvendosën Batalionin Çamëria në Korçë që mos tu vinin në ndihmë vëllezërve të tyre Çame që po masakroheshin nga bandat e Napolon Zerves?I kemi duruar në 1960 kur vranë e burgosën elitën Çame me gjyqe të inskenuara sipas modelit Ruse të Vishinskit.I kemi duruar kur na margjinalizonin dhe etiketonin deri në kufijt e racizmit si qytetarë të dorës së dytë në vendin amë.I kemi duruar kur antarët e Shoqatës Çamëria në vitin 2004 rriheshin në dyert e Parlamentit të Shqipërisë sepse kërkonin miratimin e një Rezolutë për Çamërinë …I kemi duruar në 2013 kur bënë gjithshka të na përcanin me një parti tjetër Çame ..I kemi duruar në vitin 2017 kur masakronin mandatet e Çamërisë që në Parlament të mos ishte për 4 vjet Zëri i Çamërisë …I kemi duruar 4 vjet kur hiqnin Çamërinë nga Programi i Qeverisë Shqiptare .Nuk i durojmë më që guxojnë në marrëzinë të heqin nga librat e Historisë së Shqipërisë emrin Çamëri ?!!!Nuk ja falim kurrë dhunën, goditjen dhe arrestimin e 25 antarëve të Shoqatës Çamëria në protestë , për ti bërë qefin Ministrit të Jashtem Grekë..Çamëria nuk harron !Kurrë, kurrë më…Çamëria është nderi ynë, është arsyeja jonë e përditshme për të luftuar dhe për të ndrequr padrejtësinë historike.

Më 25 Prill është dita jonë, përballë oktapodit dhe tentakulave të Rilindjes mavi.

https://27.al/idrizi-25-prill-eshte-dita-jone-perballe-oktapodit-dhe-tentakulave-te-rilindjes-mavi-film/