10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeELMI AZIRI: TË HËNËN DORËZOHET TEKSTI I LIGJIT PËR SHTETËSI

ELMI AZIRI: TË HËNËN DORËZOHET TEKSTI I LIGJIT PËR SHTETËSI

“PJESA JONË ËSHTË KRYER, TË SHOHIM PËRGJIGJEN E TYRE


Teksti i ligjit për shtetësi është gati, të hënën i dorëzohet shumicës parlamentare. Këtë edhe njëherë e përsëriti deputeti i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Elmi Aziri, I cili nënvizoi se ata e kanë kryer punën e tyre dhe presin përgjigjen e shumicës. Përpiluesit e tekstit të ligjit thonë se presin edhe ndonjë vërejtje eventuale nga ana e tyre, por shprehen optimist se I njejti shumë shpejt do të procesohet në Kuvend. Aziri nuk e përjashtoi mundësinë e një takimi të radhës mes përfaqësuesve të opozitës me kryeministrin Zaev, dhe një e tillë beson se do të ndodh brenda javës.

ELMI AZIRI – ASH

”Ditën e hënë do t’u dorëzohet grupit parlamentarë të LSDM-së, të shumicës qeveritare dhe presim eventualisht ndonjë vërejtje të tyre, por besoj që shumë shpejt do të procesohet në parlament.  Tash pjesa jonë është kryer ta shohim përgjigjen e tyre..

-A do të ketë sërish takim me kryeministrin Zaev?

Besoj se po, besoj brenda javës në varësi prej dinamikës së zhvillimit të procesit mes grupeve parlamentare, besoj se është I pashmangshëm takimi.”

Kryeministri Zoran Zaev nga ana tjetër tha se teksti I ligjit duhet fillimisht të shkojë tek Ministria e Punëve të Brendshme pasi sipas tij, ai duhet të shqyrtohet nga ana e ekspertëve që merren me problematikën e shtetësisë në ministri.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

“Unë nuk e kam parë, qëllimi ishte ta propozojnë tek ministria e punëve të brendshme që fillimisht ta shohin ekspertët që punojnë për këtë problematikë në Ministri. Me siguri pasi ata ta formojnë qëndrimin e tyre, do të ma dorëzojnë mua dhe kabinetit tim për shqyrtim.”

Për opozitën nuk është shumë I rëndësishëm dimensioni teknik se ku do të dorëzohet teksti, Aziri tha se edhe Zaev e përfaqëson shumicën, edhe kryetari I grupit parlamentar poashtu e përfaqëson shumicën, sipas tij me rëndësi është të dorëzohet pjesa e kryer e tyre tek pala me të cilën kanë zhvilluar bisedime.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments