4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeShpallje publike për mbështetje financiare për energjinë elektrike për personat me të...

Shpallje publike për mbështetje financiare për energjinë elektrike për personat me të ardhura të ulëta

Rreth 7500 familje me të ardhura të ulëta do të marrin mbështetje financiare nga 600 deri në 800 denarë në muaj për rrymë

Është publikuar shpallja publike për dhënien e mbështetjes financiare për personat me të ardhura të ulëta në vitin 2022, për të cilën janë siguruar 60 milionë denarë.

Fatura mujore për energjinë e konsumuar zvogëlohet për 600 deri në 800 denarë me këtë mbështetje.

Në këtë thirrje publike mund të aplikojnë të gjithë ata, të ardhurat e rregullta mujore të të cilëve në amvisëri nuk i kalojnë të ardhurat neto prej 30.000 denarë: për person beqar deri në 15.194 denarë, për amvisëri me dy anëtarë deri në 18.000 denarë, për amvisëri me tre anëtarë deri në 21.000 denarë, për amvisëri me katër anëtarë deri në 25.000 denarë dhe për amvisëri me pesë ose më shumë anëtarë deri në 30.000 denarë.

Kjo mbështetje financiare jepet në baza mujore, për një periudhë 12 mujore.

Përllogaritjet thonë se kjo masë do të përfshijë mbi 7500 amvisëri, ndërsa thirrja për aplikim do të jetë e hapur për 30 ditë.

LSDM theksoi se Qeveria vazhdimisht po merr masa për tejkalimin e sfidave të krizës energjetike, për mbrojtjen e standardit të amvisërive dhe mbështetjen e ekonomisë. Janë duke u bërë përgatitje për masa të reja kundër krizës që do t’u japin një nxitje dhe mbështetje të fortë kompanive dhe qytetarëve, thonë nga LSDM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments