8 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaEkonomiBanka Popullore e RMV-së: Më 1 shkurt përfundon afati për paraqitjen e...

Banka Popullore e RMV-së: Më 1 shkurt përfundon afati për paraqitjen e punimeve shkencore për Çmimin vjetor të Bankës Popullore

 Afati përfundimtar për dërgimin e punimeve shkencore për Çmimin vjetor për vitin 2022 për punën më të mirë nga fusha bankare dhe e makroekonomisë së Bankës Popullore (BP) skadon më 1 shkurt të vitit 2022, përkujtojnë nga Banka Qendrore.

Konkursin, që Banka Popullore e publikon tradicionalisht në 15 ditët e fundit, ka për qëllim ta nxisë mendimin shkencor dhe të afirmojë hulumtues të rinj. Të drejtë për pjesëmarrje kanë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të moshës deri 35 vjeçare, me përjashtim të të punësuarve në Bankën Popullore dhe anëtarët e Këshillit të Bankës popullore. Më shumë informacione mund të gjenden në linkun: https://bit.ly/Godisna_nagrada.

“Punimi duhet të përmbajë një përmbledhje të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut për temën përkatëse dhe rekomandohet të ketë një strukturë standarde të kërkimit shkencor. Autori ka të drejtë të paraqesë vetëm një punim dhe ai mund të dorëzohet në gjuhën maqedonase, shqipe ose angleze. Autorët kanë të drejtë të konkurrojnë në Konkursin për përzgjedhjen e punimit më të mirë dhe me punime tashmë të publikuara (por jo përpara datës 1 janar 2020), precizojnë nga BP.

Çmimi vjetor i Bankës Popullore për të renditurin e parë, shtojnë, arrin 100.000 denarë neto.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments