( video) Shpallin fitoren! Albin Kurti: Referendum, nuk do jem hakmarrës ndaj askujt. Vjosa Osmani: Nder të punojmë me kryeministër Kurtin

43

Megjithëse ende nuk është shpallur zyrtarisht rezultati i votimeve, Vjosa osmani dhe Albin Kurti në një dalje të përbashkët për media shpallen fitoren.

Duke e cilësuar Kurtin si kryeministrin e ri të Kosovës, Osmani u shpreh: Nder të punojmë me kryeministër Kurtin, nesër lind diell i ri për Kosovën.

Ndërkohë që Kurti tha se kjo e sotmja ishte referundum, “është një diçka e pashembullt për Kosovën e pas luftës, i falenderoj të gjithë”.

Falenderoj mërgatën për votën e tyre, edhe Vjosën gjithashtu për punën e saj, falenderoj dhe policët, mediat, si dhe shërbyesit civil.
falenderoj edhe oponentët për një garë të drejtë dhe pa incidente.

Na pret punë e vështirë, rruga është e gjatë, mund të bëjmë ndonjë gabim po qëllimin e kemi fisnik dhe do jem i hapur.
Nuk do jem hakmarrës ndaj askujt. Kjo është fitorja juaj ndaj ndryshimi na përket të gjithëve.Le të ketë barazi për të gjithë. të fillojmë punën për ndërtimin e vendit. Fitorja është e jona dhe e të gjithë juve”, tha Kurti.