Deklarata të rënda ato të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili gjatë një interviste, e ka etiketuar homologun e tij rus, Vladimir Putin si vrasës.
Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhl, Rusia do të paguajë një çmim të lartë për tentativën e ndërhyrjes në zgjedhjet amerikane të vitit 2020 dhe e cilësoi kreun e Kremlinit si një vrasës.
I pyetur gjatë një interviste në ABC News se cilat mund të jenë pasojat, Biden u përgjigj se “ju do t’i shihni së shpejti”, njoftojnë mediat ndërkombëtare.
Ndërhyrja e Bidenit që rrezikon të tensionojë në maksimum marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë, vjen një ditë pas raportit të shërbimeve sekrete amerikane, sipas të cilit, Putin autorizoi operacione për të ulur figurën e Biden, duke ndihmuar Trump me objektivin e përçarjes sociale në vend.
Kremilini reagoi menjëherë, duke e cilësuar intervistën e Biden si një “sulm drejt Rusisë, një histeri që buron nga pamundësia”.
Rusia ka thirrurpër konsultime ambasadorin e saj në Shtetet e Bashkuara.
“Ambasadori rus në Uashington, Anatoly Antonov, është ftuar të vijë në Moskë për konsultime me qëllim të analizimit për atë që duhet bërë në kontekstin e lidhjeve me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në një deklaratë të ministrisë së jashtme ruse.
Rusia theksoi se dëshiron të parandalojë një përkeqësim të pakthyeshëm në marrëdhëniet midis dy vendev