2.7 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeShkup / Dy banka ia kthyen shpinën Bankës Popullore në krizën nga...

Shkup / Dy banka ia kthyen shpinën Bankës Popullore në krizën nga koronavirusi

A ka Banka Popullore mekanizma për t’i detyruar bankat të dëgjojnë rekomandimet e saj për tejkalimin e krizës me koronavirusin është çështje që meriton vëmendje pasi dy banka vendase, ndryshe nga sugjerimet e bankës qendrore, kanë vendosur të paguajnë dividendë në vend që fitimet e vitit të kaluar t’i shfrytëzojnë për të rritur kapitalin.

Banka Komerciale dhe TTK Bank sqaruan se ata posedojnë kapital të mjaftueshëm dhe se ata do të paguajnë dividendë për të mbështetur aksionarët në kohë krize dhe kanë vendosur të mos respektojnë sugjerimet e Bankës Popullore, transmeton Portalb.mk.

“Për dallim nga të gjitha bankat e mëdha në vend, të cilat janë kryesisht në pronësi të huaj, Banka Komerciale ShA Shkup është pothuajse tërësisht në pronësi të aksionarëve vendas. Me 29.02.2020, 96.42% janë aksionarë vendas e vetëm 3.58% janë aksionarë të huaj. Kjo gjithashtu do të thotë që pothuajse e gjithë shuma nga dividenda e paraparë, përkatësisht 96,42%, do t’u paguhet personave juridikë vendas dhe individëve, ndryshe nga bankat e tjera më të mëdha, ku dividenda zakonisht transferohet jashtë vendit. Në rastin e Bankës Komerciale, sipas gjendjes aktuale të librit të aksioneve, dividendë do t’u paguhet 4555 personave fizikë vendas në vlerë 476 milionë denarë, 344 personave juridikë vendas në vlerë prej 679 milionë denarë dhe do të paguhet tatimi në Buxhet nga 57, 4 milionë. Kjo do të thotë që pagesa e dividendës do të përmirësojë likuiditetin e të gjithë këtyre subjekteve, përfshirë buxhetin e shtetit, për të cilin ne konsiderojmë se janë veçanërisht të rëndësishme në këtë periudhë, kur ekonomia dhe popullata po përballen me probleme”, ka njoftuar Banka Komerciale.

TTK Bank ka qëndrim të ngjashëm, duke thënë se banka është pothuajse tërësisht në pronësi të aksionarëve vendas.

“Gjendja 29.22020, tregon se 99.3% janë aksionarë vendas dhe vetëm 0.7% janë aksionarë të huaj. Pothuajse e gjithë shuma e dividendës së parashikuar do t’u paguhet personave juridikë dhe individëve vendas. Sipas gjendjes aktuale të librit të aksioneve, dividendë do t’u paguhet 1,813 individëve vendas në vlerë prej 33.8 milionë denarë, 131 personave juridikë vendas në vlerë prej 61.6 milionë denarë, dhe do t’i paguhet taksë Buxhetit në shumën e 3.8 milionë denarë. Sipas kësaj do të përmirësohet likuiditeti i të gjithë këtyre subjekteve, duke përfshirë edhe buxhetin e shtetit”., kanë thënë nga banka.

Të pyetur nga Meta.mk si i ka komentuar Banka Popullore këto veprime dhe nëse ka mekanizma për t’i detyruar bankat të dëgjojnë rekomandimet e saj, ata thonë se janë në komunikim intensiv me bankat për sfidat me të cilat përballemi të gjithë në trajtimin e pasojave të mundshme negative nga Kovid-19.

“Të gjitha aktivitetet, masat dhe rekomandimet që u komunikohen bankave kanë për qëllim rritjen e mëtejshme të gatishmërisë së tyre për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate sfidave të mundshme në të ardhmen. Përballë një ambienti të pasigurt makroekonomik dhe financiar, bankat pritet të kenë një bazë të përshtatshme kapitale dhe financiar jo vetëm në nivel të kërkesave minimale në përputhje me rregulloren, por edhe ndërtimin e hapësirës së mjaftueshme mbi to”, thonë nga Banka Popullore.

Ata thonë se sistemi bankar është kapitalizuar mirë me shkallë solide përshtatmërisë së kapitalit rreth 17 përqind ose dy herë më të lartë se minimumi i përcaktuar ligjërisht prej 8 përqind.

“Pikërisht niveli i lartë i akumuluar i shtesave kapitale mbi minimumin ligjor prej 8% që është një nga faktorët kryesorë për sigurinë dhe stabilitetin e sektorit bankar. Janë pikërisht këto shtesa kapitale ato që janë veçanërisht të rëndësishme në kohë krize, kur ato mund të përdoren për t’u marrë me sfidat që janë të ndryshme për nga natyre dhe intensiteti. Testimi i realizuar i rezistencës së sistemit bankar dhe bankave të Maqedonisë ndaj goditjeve të simuluara tregon përmirësim të qëndrueshmërisë së bankave në vitin 2019 në krahasim me vitin 2018”, thanë nga Banka Popullore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments