2.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeNga Turqia mbërrijnë në Shqipëri 15 tonë materiale shëndetësore

Nga Turqia mbërrijnë në Shqipëri 15 tonë materiale shëndetësore

Fundjavën e kaluar mbërriti në Rinas nga Stambolli me “Air Albania” një sasi e re prej 8 tonësh pajisje të mbrojtjes personale për mjekët e infermierët e Shqipërisë.

Fundjavën e kaluar mbërriti në Rinas nga Stambolli me “Air Albania” një sasi e re prej 8 tonësh pajisje të mbrojtjes personale për mjekët e infermierët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu deklaroi nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku ka mbërritur furnizimi i dytë, financim i qeverisë shqiptare, pas kanalit të hapur të transportit të siguruar nga qeveria turke se, “…Jemi duke vijuar me transportin e të gjithë materialeve të mbrojtjes personale, të cilat deri tani janë 15 tonë që kanë mbërritur në Shqipëri nëpërmjet linjës dhe korridorit të posaçëm të dedikuar nga Turqia për ardhjen e këtyre mallrave… Janë 8 tonë që kanë mbërritur sot, ndërkohë që pak ditë më parë kanë mbërritur 7 tonë dhe pritet që në total ky furnizim të jetë 26 tonë, financim i qeverisë shqiptare. Janë të gjitha materiale të mbrojtjes personale duke filluar nga maskat, veshjet speciale, syzet, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve”, tha Manastirliu.

Mjetet e mbrojtjes personale për stafet mjekësore janë blerë nga qeveria shqiptare, ndërkohë që qeveria turke ka lehtësuar transportin drejt Shqipërisë.

Manastirliu tha se mjetet e mbrojtjes personale do të shpërndahen në të gjitha spitalet për të garantuar mbrojtje sa më të madhe për personelin shëndetësor.

Ne rrisim stokun në vazhdimësi në mënyrë që të krijojmë furnizimin e vazhdueshëm për të gjitha spitalet, jo vetëm për spitalet COVID, për Infektivin, për “Shefqet Ndroqin”, por gjithashtu dhe për spitalet e tjera rajonale, ku rritja e stokut është një garanci më shumë për të mbrojtur personelin tonë mjekësor dhe për të siguruar atë barrierë të nevojshme mbrojtjeje nga ky infeksion”, tha Manastirliu.

Nga ana tjetër, kryeministri shqiptar, Edi Rama kanë thënë pak ditë më parë se “flota e re e autoambulancave të emergjencave civile është gati për t’u nisur nga Turqia drejt Shqipërisë”.

Kryeministri ndau pamje të autoambulancave të reja të cilat janë të mirëpajisura dhe do t’i shtohen flotës së autoambulancave në Shqipëri, për të përballuar situatën e krijuar nga COVID-19.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi faktin se “qeveria turke hapi kanalin e eksportit të materialeve mjekësore për Shqipërinë me urdhrin e Presidentit, Recep Tayyip Erdogan”.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj inspektuan ambientet e spitalit të ri të luftës ku do të shërbejë për ata pacientë të prekur nga COVID-19, të cilët kanë gjendje shëndetësore të përmirësuar nga trajtimi në spital, por kanë ende nevojë të mbahen nën vëzhgim.

Kryeministri Rama u shpreh se ky spital do të shërbejë si një frymëmarrje sado e lehtë për të gjithë bluzat e bardha në spitalet kryesore të kthyera në Covid.

Pasi ta bëjmë këtë spital, kemi mundësi që të fillojmë menjëherë lehtësimin për çdo eventualitet. Nuk kemi pse mbajmë në spitalin e vijës së parë atje njerëz që janë në kushte të lehtësuara shëndetësore. Menjëherë i spostojmë këtu dhe aty kemi një situatë që i lehtëson edhe mjekët edhe infermierët”, u shpreh kryeministri.

Më tej ai shtoi se Shqipëria nuk duhet të lejojë që situata të precipitojë pasi qeveria i mori të gjitha masat në kohë.

Ne nuk duhet ta lejojmë në asnjë mënyrë që të na ndodhin ato katastrofat që iu kanë ndodhur të tjerëve, që janë shumë më të fortë, shumë më të mëdhenj se ne, por që nuk i morën masat në kohë. S’ka rrugë tjetër,” u shpreh Kryeministri Rama.

Manastirliu nga ana e saj u shpreh se “…Menjëherë fillojmë me godinën e strukturën që do të përshtatet si spital-karantinë. Pra, për ata pacientë të cilët janë të hospitalizuar, por po bëhen mirë dhe kanë nevojë për vëzhgim dhe asistencë mjekësore të transferohen në këto ambiente, ku shumë shpejt fillon puna për organizimin e saj. Kjo është pjesë e skenarit të katërt, pasi në skenarin e parë, dytë dhe tretë janë struktura të tjera në spitalet tona. Ndërsa kjo do të shërbejë si një spital karantinë me një organizim të asistencës bazë mjekësore…”, deklaroi ministrja.

Më tej, ajo theksoi se ky është skenari i katërt në kuadër të situatës së krijuar prej COVID-19.

“Sot ju kryeministër merrni vendimin për t’a marrë në dispozicion dhe për të filluar procedurat. Ne menjëherë fillojmë me godinën e parë. Do ta zbardhim sepse kjo nis procedurat ligjore dhe brenda një afati 20 ditor ne do të fillojmë punën. Ky është skenari i katërt, ne kemi mundësi me kapacitetet tona të përballojmë një muaj sipas progresionit që kemi bërë, por sa më shpejt të jetë e mundur ne do të fillojmë”, – tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit, Manastirliu tha se kjo strukturë ka një kapacitet prej 100 shtretërish.

“Struktura është e adaptueshme dhe puna do të fillojë shumë shpejt për rehabilitimin. Çdo dhomë do të adaptohet konkretisht për ata të sëmurë që janë në fazë shërimi që kërkojnë një asistencë bazë mjekësore. Do të jenë rreth 100 shtretër. Është në kushte që mund të adaptohet shpejt për një strukturë rezidenciale dhe të ofrojë shërbimet bazë”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë  tha se menjëherë do të fillohet me procedurat pas vendimit të qeverisë shqiptare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments