7.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeShkup/Bashkëbisedim Ambasadorja e SHBA-së znj.Byrnes-Z.Sela-A.Gashi

Shkup/Bashkëbisedim Ambasadorja e SHBA-së znj.Byrnes-Z.Sela-A.Gashi

FB postimi i Ziadin Selës

Sot, kishim nderin të bashkëbisedojmë nëpermjet platformës elektronike me Ambasadoren e SHBA në Shkup, znj Katie Marie Byrnes se bashku me mikun tim Kryetarin e AAA z. Afrim Gashin. E informova Ambasadoren Byrnes, për rolin politik të subjektit tonë drejt zgjidhjeve me interes të qytetarëve. Nënvizova domosdoshmërinë e vazhdimit të regjistrimit, sepse si proces është i ndishëm dhe çdo vonesë mund të sjellë epilogje të panjohura. Gjithashtu diskutuam edhe për çështjen e Ligjit të shtetësisë, i cili duhet të debllokohet sa më parë, dhe të hyjë në procedurë parlamentare. E informova se ne si Koalicion presim amandametet e arsyeshme për këtë ligj nga subjekte tjera politike. Ju falenderova znj Brynes që Raporti i fundit për të drejtat e njeriut te Departamentin të Shtetit Amerikan, e kishte përfshi edhe çështjen e shtetësise si shqetësim real i shoqërisë sonë. Në fund, i premtova konstruktivitetin dhe kontributin tonë të vazhdueshëm në lidhje me perspektivën euro-atlantike të qytetarëve dhe vendit tonë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments