10.5 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaShkruhet historia: Jackson, gruaja e parë afrikano-amerikane në Gjykatën e Lartë të...

Shkruhet historia: Jackson, gruaja e parë afrikano-amerikane në Gjykatën e Lartë të SHBA-së

Ketanji Brown Jackson është gjyqtarja e parë femër afrikano-amerikane që hyri në Gjykatën e Lartë të SHBA-së, duke thyer dy stereotipe dhe duke shkruar histori. Është hera e parë në 200 vitet e institucionit që ndodh një gjë e tillë.

51-vjeçarja u zgjodh me mbështetjen e demokratëve dhe një shumicë margjinale, 53 vota kundër 47, ndërsa u votua edhe nga tre republikanë të moderuar.

Pavarësisht se republikanët e “luftuan”, Jackson arriti të merrte vendin e saj në Gjykatën e Lartë.

Sipas Guardian, sulmi ndaj saj ishte një fushatë që e paraqiste atë si shumë “të butë” me krimin, madje disa thanë se ajo kishte mbajtur këtë qëndrim edhe ndaj autorëve që kishin abuzuar seksualisht me fëmijët. Megjithatë, avokatët i mohuan akuzat, duke thënë se sulmet ishin mashtruese dhe synonin të njollosnin historinë e Jackson.

Demokratët, nga ana e tyre, janë fokusuar tek kualifikimet formale dhe qëndrimi që ka mbajtur, veçanërisht në disa diskutime të nxehta me senatorë konservatorë. Përveç kësaj, ata theksuan se vendimet specifike të republikanëve që ata i përshkruan si “tepër të buta” ishin, në fakt, praktika të zakonshme të gjyqësorit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments