8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeShembja e godinës/ Aleanca për Teatrin çon në Prokurori vendimin e Bashkisë

Shembja e godinës/ Aleanca për Teatrin çon në Prokurori vendimin e Bashkisë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrin do të depozitojë padinë në Prokurorinë e Tiranës kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Aleanca do të ngrejë padi ndaj vendimit më të fundit të këshillit bashkiak të Tiranës. “Ne do ta ankimojmë. Ne kemi filluar betejën ligjore, sepse edhe drejtësia duhet të tregojë frytet e procesit të vettingut. Kryeprokurorit do t’i çojmë padi të tjera për funksionarë të tjerë të lartë të shtetit. Ne mbrojmë një gjë publike dhe këtu janë të detyruar institucionet e reja për ti treguar opinionit që kanë dalë nga një proces i pastër. SPAK duhet të na vërtetojë ne që kanë dalë nga një vetting. Çështje më të pastër se kjo e jona nuk ka. Këtu nuk ka luftë mes partish. Këto institucione duhet ta tregojnë këtë”, tha aktori Neritan Liçaj.

Aleanca kundërshton edhe ekspertimin e kryer për aktin e gjendjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

“Kur kanë bërë akt ekspertimin në 2018 edhe ai ka qenë një falsifikim, sepse ne e kemi zbuluar me fakte që 3 nga ata personat që e kanë firmosur nuk kanë licencë. Të gjithë të tjerët janë njerëz të qeverisë. Këta nuk ndalen këtu, këta venë e bëjnë akt ekspertimit tani. Ku kanë ardhur këta të bëjnë akt ekspertimin, këta të gënjejnë ditën për diell dhe sigurisht për këtë do të ketë ndjekje penale sepse kanë falsifikuar dokument. Do shkojmë në prokurori pas pak për bërë kallëzim penal për falsifikim dokumenti, shfrytëzim posti etj. Është një shtet po detyron njerëzit që po nuk falsifikoni dokumentet do t’ju pushojmë nga puna”, theksoi Liçaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments