8.9 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaShefi i aeroportit në Britaninë e Madhe / Distancimi social në aeroporte,...

Shefi i aeroportit në Britaninë e Madhe / Distancimi social në aeroporte, i pamundur

Aplikimi i distancën sociale është fizikisht i pamundur. Kështu është shprehur shefi i aeroportit Heathrow në Britaninë e Madhe.

“Distanca sociale nuk funksionon në asnjë formë në transportin publik, e lëre në aeroporte,” tha John Holland-Kaye. Por shefi ekzekutiv i aeroportit Heathrow, i cili është aeroporti më i ngarkuar në Evropë, tha se kriza e pandemisë mund të zgjidhet edhe duke siguruar që aeroportet të përfshijnë kontrollin shëndetësor dhe pasagjerët detyrimisht të mbajnë maska.

Sidoqoftë, sindikata GMB (General, Municipal, Boilermakers) tha që aeroporti duhet të detyrojë distancimin social për të mbrojtur stafin dhe pasagjerët.

Sipas sindikatës, punëtorët kanë frikë se mund të infektohen me virusin vdekjeprurës nga pasagjerët që vijnë nga vende ku Covid-19 është shumë i përhapur. Në dy javët e fundit, tre anëtarë të GMB që punojnë në aeroportin Heathrow kanë humbur jetën nga koronavirusi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments