4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaShBA shpall organizatë terroriste «Lëvizjen perandorake ruse»

ShBA shpall organizatë terroriste «Lëvizjen perandorake ruse»

Departamenti i Shtetit njoftoi të hënën se «Lëvizja perandorake ruse» ishte futur në listën e organizatave terroriste dhe se do të zbatojë sanksione ndaj grupit terrorist.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë përfshirë në listën e “organizatave terroriste globale” «Lëvizjen perandorake ruse», një grup ultra-racist me qendër në Rusi.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe koordinatori për antiterrorizmin në këtë departament, Nathan Sales kanë paralajmëruar sanksione kundër grupit të njohur me emrin «Lëvizja perandorake ruse».

“Hapa të tillë nuk janë ndërmarrë më parë. Është hera e parë që ShBA-ja cilëson si organizatë terroriste një grup racist të bardhë. Dhe kjo tregon se sa me seriozitet po e trajtojmë ne kërcënimin e racizmit të bardhë”, thotë Sales në deklaratën e tij.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë, ne i nxisim vendet e tjera që të përdorin autoritetin e tyre juridik të brendshëm për ta shtuar këtë grup në listat e tyre [terroriste], për të privuar [anëtarët e tij] nga mundësia e udhëtimit dhe bllokimit të hyrjes së organizatës në sistemin financiar ndërkombëtar,” u tha gazetarëve në një konferencë shtypi koordinatori i Departamentit të Shtetit Kundër Terrorizmit, Nathan Sales. Transkripti i konferencës u shpërnda nga shërbimi i shtypit i Departamentit të Shtetit.

Në të njëjtën kohë, Sales nuk iu përgjigj pyetjes nëse Uashingtoni u ishte drejtuar apo jo drejtpërdrejt autoriteteve ruse me një kërkesë për të marrë masa në lidhje me organizatën. “Unë nuk mund të komentoj asnjë kontakt diplomatik me kolegët e huaj për arsye që ju të gjithë, jam i sigurt, mund t’i kuptoni,” tha Sales, duke iu përgjigjur pyetjes përkatëse.

Disa zyrtarë të tjerë amerikanë që folën për gazetarët në lidhje me këtë çështje thanë se grupi «Lëvizja perandorake ruse» organizon në Rusi stërvitje paramilitare për neonazistët dhe racistët e bardhë; grupi ka 2 kampe stërvitjeje në Shën-Petërburg.

Departamenti i Shtetit njoftoi të hënën se «Lëvizja perandorake ruse» ishte përfshirë në listën e organizatave terroriste. Për më tepër, në listë përfshiheshin edhe tre drejtues të organizatës: Stanislav Vorobyov, Denis Gariev dhe Nikolai Trushchalov.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments