7.4 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajme"SHBA pret themelimin e Asociacionit", Vuçiç: Nuk duam luftë, kemi bashkëpunim me...

“SHBA pret themelimin e Asociacionit”, Vuçiç: Nuk duam luftë, kemi bashkëpunim me KFOR

Nga Serbia, ku zhvilloi një takim me presidentin Aleksandër Vuçiç, ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha se Kosova ka premtuar se do të themelojë Asociacionin e komunave me shumice serbe dhe Uashingtoni pret që ky zotim të përmbushet.

O’Brien rikujtoi se themelimi i Asociacionit është “i rëndësishëm për serbët në Kosovë në mënyrë që ata të kuptojnë se si do të duket jeta e tyre”.

“Kosova ka premtuar se do ta zbatojë detyrimin për themelimin e Asociacionit dhe kjo është me rëndësi kyçe për serbët. Nëse ekziston shqetësimi se komuniteti ndërkombëtar nuk po i përmbush obligimet e veta, shpresoj se do të punojmë për të ndihmuar që premtimi i dhënë të përmbushet”, tha O’Brien.

Sakaq, presidenti Vuçiç deklaroi se nga të paktat gjë mbi të cilën dakordësohen me Kosovën është se duhet ruajtur paqja dhe stabiliteti. Ai i tha zyrtarit amerikan se pretendimet mbi qëllimin e Serbisë për pushtim dhe luftë janë gënjeshtra.

“Nuk na shkon mendja të marrim pjesë në diçka të tillë, kemi një bashkëpunim të mirë me KFOR-in dhe me komandantin e KFOR-it Oskan Ulutash.”

Duke folur për rezolutën që pritet të miratohet në Kombet e Bashkuara për Srebrenicën, O’Brien tha se qëllimi është që të ketë partneritet me Serbinë dhe këdo tjetër, për t’u përballur me të vërtetën.

Zyrtari amerikan kujtoi se është marrë me hetimin e krimeve të luftës dhe ka qenë pjesë e ekipit të parë që ka hetuar vrasjet në Srebrenicë. Vuçiç nga ana e tij, tha se rezoluta është kundër serbëve dhe se do ta luftojnë fuqishëm kundër saj në OKB.  

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments