12.3 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeProtesta e dhunshme para bashkisë së Tiranës, tre të arrestuar(video)

Protesta e dhunshme para bashkisë së Tiranës, tre të arrestuar(video)

Pas protestës së dhunshme të një dite më parë në bashkinë e Tiranës të organizuar nga opozita, tre persona janë arrestuar sot dhe 4 po hetohen në gjendje të lirë, mes tyre Tedi Blushi dhe Klevis Balliu, ndërsa 10 u shpallën në kërkim.

Kevin Vidrica dhe Bernard Metaliaj, 18 vjeç, u arrestuan në flagrancë për përdorim të lëndëve piroteknike të hedhur drejt godinës së bashkisë, ndërsa Franc Kaloshi, 35 vjeç, u arrestua për ushtrim dhune ndaj punonjësve të policisë.

“Në lidhje me protestën e organizuar ditën e djeshme, më datë 19.04.2024, në orën 11.00, përpara Bashkisë Tiranë, thirrur nga Aleanca për Teatrin, e cila filloi në orën 11.00 me fjalime dhe përgjithësisht e qetë, në momentin që ka marrë fjalën shtetasi B. K., në drejtim të portës hyrëse të Bashkisë Tiranë, janë hedhur sende të forta dhe lëndë piroteknike artizanale (molotov).

Pas kësaj një grup protestuesish, në drejtimin e shtetasve F. N., K. B., T. B., dhe të personave të tjerë, kanë tentuar të çajnë kordonin e Policisë, në portën tjetër të Bashkisë, nga krahu i sheshit “Skënderbej”, dhe gjatë këtij momenti ka patur konfrontim midis protestuesve dhe punonjësve të Policisë.

Pas përfundimit të protestës janë kryer veprimet procedurale, është këqyrur vendi i ngjarjes, ku janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale objekte dhe sende të hedhura në drejtim të Bashkisë Tiranë, të cilat janë dërguar për ekspertime të mëtejshme kriminalistike. Për përdorim të lëndëve piroteknike (molotov) janë arrestuar në flagracë shtetasit K. V., 18 vjeç, dhe B. M.,18 vjeç.

Gjithashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e dy shtetasve, të cilët kanë hedhur dhe kanë përdorur lëndë piroteknike (molotov). Për ushtrim dhune ndaj punonjësve të Policisë është arrestuar shtetasi F. K., banues në Lushnjë.

Janë proceduar ne gjendje të lirë shtetasit K. B., T. B., E. V., D. B. Po punohet për kapjen e shtetasve A. T., R. D., A. M., J. H., B. Z., B. Gj., E. P., dhe A. P. Gjithashtu janë administruar pamjet filmike të protestës dhe vijon këqyrja e pamjeve për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale. Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.“-njofton policia.

Selitë diplomatike të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian, Britanisë së Madhe, Italisë dënuan dje dhunën në protestë, sipas të cilëve nuk ka vend në një shoqëri demokratike.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments