17.6 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaSHBA do të shpallin nesër sanksione të reja kundër Rusisë

SHBA do të shpallin nesër sanksione të reja kundër Rusisë

Shtetet e Bashkuara do të shpallin një paketë të re sanksionesh kundër politikanëve dhe oligarkëve rusë nesër kur presidenti Joe Biden të takohet me liderët e NATO-s, tha këshilltari i Bidenit për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan.

Sullivan, i cili foli me gazetarët pas nisjes së Biden për në Bruksel për një samit të NATO-s, tha gjithashtu se udhëheqësit e G7 do të diskutojnë bashkërendimin e sanksioneve të premten. Ai shtoi se tema do të jetë furnizimi me energji i Evropës.

Ai tha se Uashingtoni do të konsiderojë rritjen e furnizimeve me gaz natyror të lëngshëm në Evropë në javët e ardhshme për të reduktuar varësinë e kontinentit nga energjia ruse. Ai nuk dha detaje, por tha se zyrtarët amerikanë do të jenë në gjendje të thonë më shumë të premten me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Laen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments