15.8 C
Tetovo
E martë, 21 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaKërkesa për pagesën e gazit rus në rubla është "ndërprerje e kontratës",...

Kërkesa për pagesën e gazit rus në rubla është “ndërprerje e kontratës”, paralajmëron Berlini

Gjermania kritikoi të mërkurën “përfundimin e marrëveshjes” pasi presidenti rus Vladimir Putin tha se Moska nuk do të pranonte më pagesa në dollarë dhe euro për furnizimet me gaz në Bashkimin Evropian.

Një kërkesë e tillë “do të thotë ndërprerje e marrëveshjes”, tha ministri i ekonomisë Robert Habek në një konferencë shtypi në Berlin.

“Tani do të flasim me partnerët tanë evropianë se si do t’i përgjigjemi kësaj kërkese”, shtoi ai.

Vladimir Putin tha të mërkurën se Rusia nuk do të pranojë më pagesa në dollarë dhe euro për furnizimet me gaz në BE, duke u dhënë autoriteteve ruse një javë për të zhvilluar një sistem të ri në rubla. Presidenti rus shpjegoi se kjo ishte në përgjigje të ngrirjes së pronave ruse në Perëndim për shkak të ofensivës në Ukrainë.

Gjermania është jashtëzakonisht e varur nga gazi rus, i cili përbën 55 për qind të importeve të saj të gazit. Pavarësisht pushtimit rus të Ukrainës, gazi rus po arrin ende në BE. Berlini, megjithatë, dëshiron të reduktojë shpejt varësinë e tij nga gazi rus, duke kërkuar alternativa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments