9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeSela para shqiptarëve ” hero” , në media maqedonase duket si ”...

Sela para shqiptarëve ” hero” , në media maqedonase duket si ” kanarinë e ëmbël”

Sela para shqiptarëve ” hero” , në media maqedonase duket si ” kanarinë e ëmbël”

Ndryshimi i fundit 12:21 7 Korrik, 2020

Kur Zijadin Sela iu “përgjigj” Zaevit dhe Mickoskit për idenë e tyre për të shkëmbyer deputetë me qëllim të mos kushtëzohen nga shqiptarët për formimin e qeverisë ata që e dëgjuan e menduan si një akt patriotik prej një shqiptari .Në fakt Sela i harroi shqiptarët gjatë këtyre tre viteve, pa i pyetur si jetojnë ata.Pa dalë në një protestë të vetme të ngrejë zërin prej opozitari , për shqetësimet e tyre informon TetovaSot.Ai shfaqej vetëm me komunikata shtypi nga selia partiake dhe më pas shkonte në Parlament të votonte sipas dëshirave të Zaevit edhe kur ishte në pushtet me të por edhe kur doli në opozitë formale .Tani po ngre zërin në tubime partiake por në intervista në mediat maqedone duket si një ” kanarinë e ëmbël” që nuk do që të trazojë palën tjetër.Madje nga studiot e tyre flet me pompozitet se është për një kryeministër maqedonas duke dashur të mos prishen këto rregulla të demokracisë që favorizojnë maqedonët dhe i dërgojnë shqiptarët në Qeveri të nënshtruar.

“Po dëgjoj që Zaevi dhe Mickoski janë të gatshëm të krijojnë qeveri maqedone, ja ku po ua them shumë qartë dhe hapur, nëse ju krijoni qeveri vetëm me përfaqësues maqedonas ne krijojmë qeverinë tonë shqiptare. Më qartë se kaq s’kam si ju them”, ka deklaroi Sela nga Struga.

Por kjo doli të jetë një mashtrim sespe ai demantoi vetveten në një emision televiziv maqedonas kur shpërfaqi me një ton të ulët dhe nënshtrues idenë se kryeministri duhet të jetë maqedonas. Sela duhet ta dijë se maqedonët u bashkuan rreth idesë së një qeverie etnike pikërisht nga frika e një kryeministri shqiptar , ide e BDI-së por që është një interes mbipartiak dhe shqiptar në tërrësi.TetovaSot

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments