9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeSela e Ismaili në Malësinë e Tetovës, premtojnë ligj për përfaqësim të...

Sela e Ismaili në Malësinë e Tetovës, premtojnë ligj për përfaqësim të drejtë dhe prezantojnë ofertën ekonomike

Bartësi i listës për deputetë në zonën zgjedhore 6 i koalicioni “Tash është koha”, Ziadin Sela, bashkë me kandidatët e tjerë për deputetë të po kësaj zone, Hysni Ismailin, Adnan Nezirin, Ilire Dautin, Halil Snopçen, Afan Elezin dhe Mesir Selimin kanë vizituar sot disa vedbanime të Pollogut për të prezantuar platformën e koalicionit ‘Shtet për të gjithë’.-

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kandidatja për deputete nga kjo parti Ilire Dauti si dhe Ministri i kulturës nga radhët e Alternativës, Hysni Ismaili, kanë vizituar lagjen Centiskë, si dhe fshatrat e Malësisë së Tetovës Lisecin dhe Shipkovicën, informojnë nga zyra për media e koalicionit.

Në takimet me banorë Sela theksoi se tash është koha për ndryshim, duke filluar nga ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, oferta ekonomike dhe zhvillimi ekonomik, ndërsa, siç shkruhet në kumtesë, ka folur për padrejtësitë që ju janë bërë shqiptarëve ndër vite të cilët nuk kanë qenë të mbrojtur denjësisht në institucione të drejtësisë. 

“Një ndër gjërat kryesore që Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e premton në programin e vet është ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Në të cilën do t’i japim fund asaj logjike të mbrapsht ku në zonat ku shqiptarët janë shumicë, ja si për shembull Tetova me rrethinë, 15 gjykatës të ketë maqedonas dhe vetëm 4 shqiptar. 90% e gjykatësve, prokurorëve, policëve dhe administratës dhe e gjithë pushtetit qendror dhe lokal nëpërmjet ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të jenë shqiptar. Natyrisht kemi edhe ofertën tonë ekonomike, e qëllimi është që të ndalim eksploatimin që ju bëhet vazhdimisht shqiptarëve nëpërmjet buxhetit. Ku ishin këta kryeministra të shqiptarëve ku shqiptarëve u montoheshin procese të montuara politike, ku ishin kur tërhiqeshin zvarrë nënat dhe motrat tona me akuza shumë të rënda për terrorizëm”, ka deklaruar Sela, përcillet në njoftim.

Nërkaq kandidati për deputet Hysni Ismaili ka theksuar se Tetova dhe Malësia e saj po vuajnë për mungesë të kushteve elementare andaj është koha për të krijuar standarde të reja.

“Malësia e Tetovës dhe Sharri janë emblema e palëkundur e Tetovës sonë. Tetova po vuan për ujë të pijshëm, ndërsa Sharri nuk po bëhet sa vite vend i mirëfilltë dhe vatër e turizmit. Ne mendojmë që tash është koha për ndryshim. Duhet të krijojmë standarde të reja jetësore, si në aspekt shëndetësor, ekonomik, social dhe arsimor” ka thënë Ismaili./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments