10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeÇulevi: Policia ka të drejtë t’i ftojë në bisedë të gjithë ata...

Çulevi: Policia ka të drejtë t’i ftojë në bisedë të gjithë ata për të cilët ka indikacione se kanë kryer vepër penale

Nëpunësit policorë kanë të drejtë t’i ftojnë në bisedë të gjithë personat për të cilët ekziston indikacion se kanë kryer vepër penale dhe kjo as nuk është zgjedhja ime, as vendimi im, veçanërisht nëse ato indikacione mbështeten me prova materiale, regjistrime audio ose video, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk, Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev.

Aksioni, thekson ai, në përputhje me ligjet dhe zbatimi i tyre jo selektiv, janë themelet bazë të punës sime në Ministrinë e Punëve Brendshme (MPB).

Në deklaratën e sotme, lideri i LSDM-së më ftoi publikisht që t’i ftojmë në bisedë edhe njerëzit e tjerë të përmendur në bombat dhe menjëherë i inkurajojë kolegët e mi ta bëjnë këtë sa më shpejtë, por jo vetëm ata që i përmendi ai, por të gjithë politikanët të cilët në periudhën e kaluar kanë qenë të lidhur, të përmendur ose në të ardhmen do të lidhen me ndonjë nga bombat të cilat publikohen në opinion, përfshirë edhe vetë Zoran Zaevin”, thotë Çulev në përgjigjen e deklaratës së Zoran Zaevit.

Drejtësi për qytetarët, thekson Çulev, duhet të ekzistojë dhe të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për krimin që kanë kryer, veçanërisht nëse me këtë e ka dëmtuar buxhetin e shtetit. (koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments