7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaOpinionSejfulla Osmani: VMRO-së i pengon bashkimi dhe forcimi i shqiptarëve, prandaj është...

Sejfulla Osmani: VMRO-së i pengon bashkimi dhe forcimi i shqiptarëve, prandaj është kundër Korridorit 8

Për të shkuar në punë, profesori universitar Sejfulla Osmani e ka patjetër që dy herë brenda javës më së paku ta shfrytëzojë rrugën, Gostivar-Strugë, për të cilën në një prononcim për indeks.mk thotë se për momentin është në gjendje shumë të rëndë dhe le shumë për të dëshiruar.

Duke folur për këtë rrugë, profesori Osmani thotë se është shpresëdhënës shumë fakti që pikërisht pas një jave do të fillojnë punimet për ndërtimin e Korridorit 8-të, Korridor që sipas profesorit do të sjellë beneficione shumë të mëdha për këtë pjesë të vendit.

Sipas profesor Osmanit, Korridori 8-të përveç përfitimeve ekonomike, do të lehtësojë edhe qarkullimin mes vendbanimeve të kësaj zone të cilët për momentin e kanë shumë të vështirë.
Foli edhe për kundërshtimet që VMRO-ja në mënyrë të hapur i bën për Korridorin 8 dhe 10D.

Ai thotë se VMRO-së në përgjithësi i pengon afërsia e shqiptarëve dhe forcimi i tyre. Shton se partisë së Mickoskit i pengon lidhja Shkup-Tiranë-Prishtinë që synohet të bëhet sipas tij me ndërtimin e Korridorit 8-të.

Ndryshe, ligjet e ndryshuara në Kuvend, për lehtësimin dhe përshpejtimin e ndërtimit të Korridorit 8-10D, dje kanë marrë edhe nënshkrimin dhe dekretin e Presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski.

Këto ligje u kundërshtuan me çdo kusht e mënyrë nga opozitarja VMRO-DPMNE dhe Levica po edhe Izet Mexhiti dhe disa deputet të opozitës shqiptare, të cilët nuk e panë të arsyeshme të përkrahin ligjet për ndërtimin e Korridorit 8-10D, që nga Qeveria, cilësohet si investimi më i madh dhe strategjik në historinë e vendit, që nga pavarësimi./indeks.mk/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments