15.5 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmePromovim i Rekomandimit të Komitetit të ministrave për luftë kundër gjuhës së...

Promovim i Rekomandimit të Komitetit të ministrave për luftë kundër gjuhës së urrejtjes në Shkup

BE-ja dhe Këshilli i Evropës, në kuadër të projektit të përbashkët “Luftë kundër urrejtjes dhe jotolerancës”, sot organizojnë konferencë “Shoqëri pa urrejtje; angazhim të përbashkët dhe qëllim i përbashkët”, në të cilën do ta prezantojnë dhe promovojnë Rekomandimin e Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës për luftë kundër gjuhës së urrejtjes. Konferenca do të mbahet në hotel “Hilton” – Shkup, me filim në ora 10.

Në konferencën është parashikuar fjalim i zëvendëskryeministres për politika për menaxhim të mirë, Sllavica Gërkovska, zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktoria Avramovska Madiq, deputetja Gordana Siljanovska Davkova, Aleksandru Albu, drejtues i sektorit në Delegacion i BE-së në Shkup, si dhe i Stefano Valentin, drejtues i Sektorit për bashkëpunim dhe kundër gjuhës së urrejtjes, Drejtoria e përgjithshme për demokraci, pranë Këshillit të Evropës.

“Qëllimi konferencë është që të nxisë dialog mes aktorëve të ndryshëm në luftë kundër gjuhës së urrejtes, si dhe të mundësojë forum për diskutim për nisma që janë ndërmarrë deri më tani në pajtim me Rekomandimin, si dhe propozimi për aktivitete të mundshme, të cilat do të shkonin në drejtim të zbatimit të tij”, thonë organizatorët. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments