4.3 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeRreth 50 euro rritje të rrogës për punonjësit e policisë në Maqedoninë...

Rreth 50 euro rritje të rrogës për punonjësit e policisë në Maqedoninë e Veriut, paralajmëroi ministri Spasovski

Policia e Maqedonisë së Veriut do të ketë rritje të pagave për 3.086 denarë, rritje e paralajmëruar nga vetëm ministri Oliver Spasovski.

“Me vendimin  në mbledhjen e 140 të Qeverisë, dritë të gjelbër mori propozimi i MPB-së për rritje lineare të pagave ekzistuese në vlerë prej 3.086 denarë për të punësuarit në shumë bruto, duke filluar nga paga për muajin mars të vitit 2023, e cila do të paguhet në muajin prill”, deklaroi Spasovski.

Ministri Spasovski theksoi që kjo rritje vjen pas bashkëpunimit me Sindikatën e Policisë së Maqedonisë, ndërsa rikujtoi që kjo është rritja e katërt e pagave për të punësuarit në MPB.

“Poashtu, duke falënderuar punën e mirë dhe kursimet në Buxhetin, deri më tani kemi paguar bonus paga për punë mbi 150 orë punë jashtë orarit të punës në nivel vjetor gjatë viteve 2017, 2018. 2019, 2020, 2021, kurse për momentin janë duke u grumbulluar të dhënat për vitin 2022, e cila bonus pagë do të jetë 22.928 denarë”, paralajmëroi Spasovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments