3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeSpasovski: Me Ligjin për procedurë penale në tërësi harmonizohemi me legjislacionin evropian

Spasovski: Me Ligjin për procedurë penale në tërësi harmonizohemi me legjislacionin evropian

 Bashkëpunimi dhe koordinimi i përbashkët ndërmjet policisë, prokurorisë dhe gjyqësorit është thelbësor për punën, por edhe për rezultatet e hetimeve kriminalistike, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në fjalimin e tribunës “Hetime kriminalistike (procedurë parahetimore) -koordinim dhe bashkëpunim me prokurorinë publike” në Fakultetin e Sigurisë.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Spasovski tha se kjo temë është thelbësore, sepse është pikënisje e të gjitha aktiviteteve që nënkuptojnë mbledhjen e provave për mundësinë e kryerjes së veprës penale dhe kryerësit e tij, ndërsa të gjitha provat e mbledhura dhe të siguruara gjatë procedurës parahetimore që vërteton vlefshmërinë e dyshimit, çon në vendimin për ngritjen, përkatësisht zbatimin e procedurës penale ose në të kundërtën ndalimin e saj.

“Besoj se këtu do të pajtohemi të gjithë se me miratimin e Ligjit për procedurë penale, në fakt u vendos kjo bazë e nevojshme në sferën penalo-juridike, kontributin e të cilit mund ta shohim jo vetëm përmes modernizimit të procedurës penale në drejtim të harmonizimit me legjislacionin evropian, por mbi të gjitha, në forcimin konkret të efikasitetit të sistemit të drejtësisë penale, veçanërisht në ndjekjen penale të llojeve të ndryshme të krimeve serioze, korrupsionit, krimit financiar, tregtisë së paligjshme të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore dhe të gjitha format tjera të krimit të organizuar”, shtoi Spasovski.

Aq më tepër, shtoi Spasovski, nëse merret parasysh fuzionimi i hetimeve policore dhe prokurorisë në një sistem të sinkronizuar, ose thënë më ndryshe, zinxhir masash dhe aktivitetesh të rregulluara, të standardizuar sipas praktikave dhe përvojave më të mira të kësaj sfere.

Spasovski theksoi se policia relativisht shpejtë dhe me sukses i ka pranuar dhe zbatuar ato parime ligjore, natyrisht, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë. Megjithatë, tha ai fakt është se cilësia e një ligji apo e një grupi ligjesh nga një fushë, si në këtë rast ligjet që rregullojnë segmentin penalo-juridik, nuk varet vetëm nga cilësia e dispozitave të shkruara, harmonizimit apo saktësisë, por edhe aspektit praktik në zbatimin e funksionimit të përditshëm të institucioneve kompetente.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments