15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeRMV / Pse në mesin e të papunëve ka 100 doktorë shkencash...

RMV / Pse në mesin e të papunëve ka 100 doktorë shkencash dhe 1500 me master?

Mbi 1500 master dhe rreth 100 doktorë shkencash janë të papunë në vend. Sa vlerësohet ky nivel arsimor në vendin tonë? Sipas dekanit të Fakultetit Filozofik, interesimi për ngritjen e njohurive pas universitetit është në rënie drastike, sepse në vend kur punësimi kërkohet zakonisht vetëm arsimi i lartë i përfunduar, kështu që ngritja e njohurive zakonisht vjen për shkak të suksesit personal. Nëse më parë ishin 350 persona që regjistroheshin në studimet master, tani numri mezi arrin në 50.

Me studimet e kryera master dhe doktoraturë vetëm në vend mund të punohet në një nga universitetet, por për shkak të mungesës së autonomisë së stafit stafi më i mirë shkoi për të punuar në fakultetet evropiane.

Ka nevojë për kuadro të reja në fakultete, dhe dekani Duev thotë se vazhdimisht apelohet për punësime të reja, por ende procedura duhet të kalojë nëpër disa ministri.

Nga grupi i tretë i të dhënave të censusit rezulton se në vend janë rreth 110 mijë të papunë, gjysma e tyre me arsim të mesëm, ndërsa 14% e të papunëve janë me diplomë universitare.përcjell telegrami.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments