11.1 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaRishfaqja në publik e Kim Jong Un, Trump rezervohet në komente: Do...

Rishfaqja në publik e Kim Jong Un, Trump rezervohet në komente: Do të kemi diçka për të thënë për të në kohën e duhur

Presidenti Donald Trump nuk pranoi të komentojë të premten mbi një raport të agjencisë shtetërore të lajmeve të Koresë së Veriut se lideri i vendit Kim Jong Un kishte bërë daljen e tij të parë në publik që nga 11 prilli.

“Unë nuk do të preferoja ta komentoja akoma”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Do të kemi diçka për të thënë për të në kohën e duhur.”. Ka pasur spekulime në lidhje me shëndetin e udhëheqësit Kim pasi ai nuk mori pjesë në festimet e përvjetorit të lindjes së themeluesit të shtetit Kim Il Sung më 15 prill.

Presidenti Trump është përmbajtur në mënyrë të pazakontë të komentojë për gjendjen e Kim që kur filluan pyetjet në lidhje me vendndodhjen dhe shëndetin e liderit të Koresë së Veriut muajin e kaluar. Të dy liderët kanë mbajtur tre takime të nivelit të lartë në përpjekjet për të bindur Korenë e Veriut që të heq dorë nga armët bërthamore dhe, ndërsa Trump dhe Kim kanë kaluar mirë, nuk është arritur asnjë marrëveshje.

I pyetur nga Reuters se çfarë dinte për udhëheqësin Kim në një intervistë të mërkurën, Trump tha: “Unë di gjithçka”, por nuk dha hollësi./VOA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments