12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaOpinionRipostim /Marin Mema me porosinë për politikanët shqiptarë në Maqedoni “Faleminderit tradhëtarë”,

Ripostim /Marin Mema me porosinë për politikanët shqiptarë në Maqedoni “Faleminderit tradhëtarë”,

Nga Marin Mema

Keni kohë që “rregjeni” duke folur për të drejtat e shqiptarëve në Fyrom kur në fakt keni punuar vetëm k undër interesave të tyre. Keni blerë e shitur vota, interesa, keni masak ruar, ushtruar presion, shkarkuar e emëruar shqiptarë në emër të xhepave tuaj.

RIKUJTIM nga Marin Mema shkurt 2017

Jeni ndarë e shpërndarë aq shumë sa keni humbur mandate, keni humbur mundësi, keni humbur shansin për të imponuar që në fillesë Kryeministrin tuaj, Kryeministrin tonë shqiptar në Fyrom ! Nuk mundëm të kërkoj fajtor askërrkund përveç jush, sepse ju jeni fajtorët e vertetë, ju që ngërdhesheni për flamur, por që po atë flamur e shkelni, e përçudnoni e hidhni tej, për ca poste në qeveri, për ca kacidhe në kontot e fryra bankare.

Nuk dënjuat kurrë të uleni e të mendoni për shqiptarët, të bashkoheni në emër të interesit të tyre, të imponimit të një drejtuesi shqiptar që në nisje të garës (sepse në kushtet e një rivaliteti të tillë mundësitë ishin reale) !

Aq shumë u çatë sa  humbët mandate në parIament, kur mund të kishit shfrytezuar rivalitetin mes Vmro-Lsdm për të faktorizuar votën e shqiptarëve duke i detyruar të dyja këto forca që të kerkonin mbijetesë përmes një Kryeministri shqiptar.

E mendoni dot “të dashur” tradhtarë? Një kryeminister shqiptar për Shkupin, për Manastirin, per Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Dibrën e madhe, Ohrin, Strugën, Prilepin, Kumanovën e kudo… Lsdm ka fituar në zona tradicionaIisht shqiptare duke shfrytëzuar kandidatë shqiptarë. A nuk ju vjen turp, juve krerëve të partive politike shqiptare? Keni falur, trafikuar, shitur vota shqiptarësh, në dëm të shqiptarëve, e tani po falni e shisni edhe vete qytetarët!

Pse duhet ta kërkojmë fajin tek të tjerët, kur faji është brenda tek ne, tek ju që s’doni t’ja dini për asgjë …

PS: Shpëtoni vetëm në një mënyrë. Vraponi të bashkoheni menjëherë e t’i impononi njerës apo tjetrës palë qeveri me kushtet tuaja, ose mos pranoni bashkëpunim pa marre postin më të lartë e jo thjesht ca portofoIe ministrore pa vlere! Kjo është zgjidhje !! Gjithçka tjetër është tradheti!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments