8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeMaqedonia e Veriut dëbon edhe një diplomat rus

Maqedonia e Veriut dëbon edhe një diplomat rus

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot në konferencë për shtyp e ka konfirmuar informacionin se është dëbuar edhe një diplomat rus nga vendi.

Megjithatë ai nuk dha informacione tjera në lidhje me këtë çështje.

Pasi informacioni është i karakterit të besueshëm, nuk mund të hyj në detaje, megjithatë MPJ kur do të merr dokumente dhe informacione të konfirmuara për sjelljen e diplomatëve të huaj që janë në kundërshtim me parimet e Konventës së Vjenës do të merr masa për mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Kështu që informacioni i për dëbimin e një diplomati rus është i saktë”, tha Osmani.

Ndryshe, në maj të këtij viti Maqedonia e Veriut e shpalli person të padëshiruar një diplomat të Ambasadës së Rusisë në Shkup. Rusia atëherë reagoi me masa reciproke, duke dëbuar një diplomat të RMV-së të punësuar në Ambasadën e Moskës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments