11 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaLajmeRipost / FOTO/ IDEA zbulon, Kasami nuk ka filluar realizimin e 77%...

Ripost / FOTO/ IDEA zbulon, Kasami nuk ka filluar realizimin e 77% të premtimeve elektorale: Në fushatë premtoi shkolla të sigurta, largë bastoreve dhe kazinove

Kur kanë kaluar më tepër se dy vite nga zgjedhjet e fundit lokale në vendin tonë, dhe kanë mbetur edhe më pak se dy vite deri në zgjedhjet e ardhshme, Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike ka filluar me monitorimin e komunave dhe faktin se sa të njëjtat i kanë mbajtur e realizuar projektet dhe premtimet e dhëna në fushatë, raporton indeks.mk

Në vigjilje të kësaj, sipas IDEA-s, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ende nuk ka filluar realizimin e 77% të premtimeve të dhëna në fushatën elektorale.
Kjo dëshmon se Kasami ka dështuar në menaxhimin e Komunës së Tetovës dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat kjo komunë përballet.

Sipas IDEA-s, Kasami ende nuk ka filluar zbatimin e premtimit për Pavarësim të plotë të institucioneve të arsimit të mesëm dhe fillor.

Gjithashtu, Kasami ende nuk e ka realizuar premtimin për Krijimin e shkollave të sigurta – larg kazinos, bastoresh dhe lokaleve me muzikë, siguri në oborr, me menza dhe dyqane brenda shkollave.

Për më tepër, kohëve të fundit pikërisht Lëvizja Besa dhe partitë tjera shqiptare së bashku me VMRO-në janë duke kundërshtuar dhe bllokuar ligjin për dislokimin e kazinove dhe bastoreve nga objektet shkollore./indeks.mk/

Për të lexuar më në detaje se në cilat sfera ka dështuar Kasami, klikoni në linkun në vazhdim…Linku i IDEA-s

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments