9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaRevista Forbs: Rusia deri më tani ka lëshuar mbi Ukrainën raketa në...

Revista Forbs: Rusia deri më tani ka lëshuar mbi Ukrainën raketa në vlerë prej 7,5 miliardë dollarëve

Forcat ruse kanë lëshuar 1.300 raketa në drejtim të Ukrainës, duke i kushtuar asaj të paktën 7,5 miliardë dollarë, njofton revista Forbs.

Moska ka lëshuar ​​235 raketa të kalibrit në Ukrainë. Është e vështirë të llogaritet numri i saktë i llojeve të tjera të raketave të lëshuara në Ukrainë, por sipas Ministrisë së Mbrojtjes më 24 mars, raporti i tyre është si më poshtë: 62 për qind e raketave janë “Iskander”, 30 për qind janë raketa të klasit X dhe 8 për qind janë “Pika -U”.

Çmimi i raketave mund të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme. Pika-U, sipas ueb-faqes Military Russia, është 300,000 dollarë, ndërsa Kalibri është 6.5 milionë dollarë sipas marrëveshjes për eksport të vitit 2006 me Indinë. Raketat X-101 janë më moderne dhe më të sofistikuara se Kalibri, prandaj sipas ekspertëve ato janë shumë më të shtrenjta.

Kështu, sipas të gjitha vlerësimeve, vlera e përgjithshme e raketave të lëshuara kundër Ukrainës arrin në 7.5 miliardë dollarë. Kjo shumë tejkalon 82 nga 85 buxhetet vjetore lokale të rajoneve ruse – të gjitha përveç Moskës, rajonit të Moskës dhe Shën Petersburgut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments