9.9 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeGropat “mbulohen” me viza të bardha! Rruga në Kërçovë ka 20 vite...

Gropat “mbulohen” me viza të bardha! Rruga në Kërçovë ka 20 vite që vetëm arnohet.Fatmir Dehari nuk i sheh prej syzave …?!

Ka 20 vite që nuk asfaltohet tërësisht por vetëm arnohet. Rruga kryesore e lagjes “11 Shtatori” të Kërçovës është bërë me gropa të mëdha, por kjo nuk i ka penguar autoritetet komunale që mbi gropa të vendosin vizat e bardha që ndajnë koristë. Për punët që po kryheshin shkroi edhe vetë kryetari i Komunës Fatmir Dehari në faqen e tij zyrtare.

 “E në lagjen “11 shtatori” janë krijuar gropa të mëdha në rrugë. Nuk janë mbushur dhe që nga shtatori janë në gjendjen e njëjtë thonë banorët. Ndërsa rruga për herë të fundit është asfaltuar para 20 viteve, kësaj radhe gropat nuk janë mbushur por vetëm se u është vendosur sinjalistikë rrugore mbi gropë është vendosur ngjyrë e bardhë”, raporton gazetarja e TV21 Salije Sadiku.

Banorët të cilët i takuam në lagje hezituan të flasin para kamerës, por prapa kamere shpreheshin të revoltuar.

“Po se di ka 15 deri në 20 vjet”.

 “Kjo me ndriçimin publik është moti,  ndërsa për rrugën të mos flasim, e as për pjesën se si parkon veturat para garazheve nuk mund të dalim ndërsa kemi nipër të vogël kemi nevojë”.

 “-Prej kur filluan rreth rrotullimet t’i bëjnë rruga është kështu.

-Gazetarja: Kur është asfaltuar për herë të fundit?

-Para 20 vitesh!”

Përveç rrugës me gropa,  banorët na thanë se në këtë lagje tashmë gjatë kohë nuk kanë as ndriçim publik dhe se kanë shumë problem me parkimin e veturave vend e pa vend.

 “Tani vetëm harama, për atë nuk ka asgjë, kush erdhi morri miliona dhe sikur morën nga 1000 denarë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments