11 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaLajmeReshje të borës gjatë fundjavës, nga e hëna stabilizim i motit me...

Reshje të borës gjatë fundjavës, nga e hëna stabilizim i motit me temperatura të ulëta gjatë mëngjesit

Reshje të borës nesër dhe të dielën do të ketë paradite në nivel lokal. Nga e hëna moti do të jetë stabil me paraqitje të mjegullës nëpër lugina dhe temperatura të ulëta gjatë mëngjesit ku në disa vende madje do të zbresin nën -15 gradë Celsius.

DPHM prognozon mot të vranët dhe të ftohtë me reshje kryesisht të dëborës. Reshjet në disa vende të jenë më të dendura, sidomos në pjesët perëndimore. Në viset malore do të formohet sipërfaqe e konsiderueshme e borës (mbi 30 cm), ndërsa në viset më të ulëta nga 3 deri në 10 cm. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga veriu sidomos përgjatë Vardarit ku temperaturat do të ulen ndjeshëm, ndërsa do të ketë edhe ngrica. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 0 deri në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 1 deri në 8 gradë Celsius.

Në Shkup moti nesër do të jetë me vranësira dhe i ftohtë me reshje të borës. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 1 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 3 gradë Celsius.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments