4.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaRepublikanët bllokojnë senatin, Trump shpëton nga shkarkimi

Republikanët bllokojnë senatin, Trump shpëton nga shkarkimi

Udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch McConnell ka hedhur poshtë ftesën e demokratëve për ta thirrur një seancë urgjente të Senatit për ta dënuar presidentin Donald Trump, e cila gjë do t’ia mundësonte republikanit të jetë në Zyrën Ovale deri më 20 janar.

Zyra e McConnelli raportohet se këtë ia ka bërë të qartë të mërkurën zëvendësit të grupit minoritar demokrat në Senat, Chuck Schumer, raporton cnn.

Udhëheqësi i shumicës gjithashtu u dërgoi një shënim senatorëve republikanë duke u thënë se Senati nuk do të kthehet me seanca deri më 19 janar, që do të thotë se gjyqi i shkarkimit të Trumpit nuk do të fillojë deri në ditët e para të presidencës së Joe Bidenit, transmeton Telegrafi.

“Duke pasur parasysh rregullat, procedurat dhe precedentët e Senatit që rregullojnë gjyqet e fajësimit presidencial, nuk ka thjesht asnjë shans që një gjyq i drejtë ose serioz të përfundojë përpara se Presidenti i zgjedhur, Joe Biden të betohet javën e ardhshme”, pohoi McConnell.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments