8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaErdogani merr vaksinën kineze kundër coronavirusit: Paçim fat të gjithë

Erdogani merr vaksinën kineze kundër coronavirusit: Paçim fat të gjithë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mori të enjten dozën e parë të vaksinës COVID-19.

Duke arritur në Spitalin e Qytetit të Ankarasë, Erdogan mori dozën e parë të vaksinës së Kinës CoronaVac.

“Si pjesë e programit tonë të suksesshëm të vaksinimit, 254 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinave deri më tani. Unë gjithashtu u vaksinova duke u bashkuar me ta. Ne kemi për qëllim të vaksinojmë të gjithë qytetarët tanë në një kohë shumë të shkurtër. Paçim fat”, ka shkruar Erdogan në llogarinë personale në Twitter, transmeton Telegrafi.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, Turqia ka 1.1 milion punonjës shëndetësorë të cilët do të vaksinohen brenda një muaji.

Dy doza të vaksinës do të administrohen në 28 ditë me diferencë. Ata që janë shëruar nga COVID-19 nuk do të vaksinohen në katër deri në gjashtë muaj pas shërimit të tyre.

Grupi i parë i tre milionë dozave të vaksinës COVID-19 të porositura nga SinoVac Biotech e Kinës mbërriti në Turqi më 30 dhjetor. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments