Udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch McConnell ka hedhur poshtë ftesën e demokratëve për ta thirrur një seancë urgjente të Senatit për ta dënuar presidentin Donald Trump, e cila gjë do t’ia mundësonte republikanit të jetë në Zyrën Ovale deri më 20 janar.
Zyra e McConnelli raportohet se këtë ia ka bërë të qartë të mërkurën zëvendësit të grupit minoritar demokrat në Senat, Chuck Schumer, raporton cnn.
Udhëheqësi i shumicës gjithashtu u dërgoi një shënim senatorëve republikanë duke u thënë se Senati nuk do të kthehet me seanca deri më 19 janar, që do të thotë se gjyqi i shkarkimit të Trumpit nuk do të fillojë deri në ditët e para të presidencës së Joe Bidenit, transmeton Telegrafi.
“Duke pasur parasysh rregullat, procedurat dhe precedentët e Senatit që rregullojnë gjyqet e fajësimit presidencial, nuk ka thjesht asnjë shans që një gjyq i drejtë ose serioz të përfundojë përpara se Presidenti i zgjedhur, Joe Biden të betohet javën e ardhshme”, pohoi McConnell.