BallinaLajmePërfaqësuesit studentorë nga Maqedonia e Veriut vazhdojnë takimet e tyre në Bruksel

Përfaqësuesit studentorë nga Maqedonia e Veriut vazhdojnë takimet e tyre në Bruksel

POSTIM i MEVLAN ADEMIT:

Gjatë vizitës sonë në Bruksel zhvilluam një takim me Frederick Swinnen nga Komisioni Evropian dhe Clare Dowdle nga Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), ku diskutuam mbi zhvillimet e fundit që lidhen me sundimin e ligjit, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimin e të drejtave të komuniteteve në Maqedoninë e Veriut.

🗣️ Gjatë bisedës nënvizuam se Bashkimi Evropian duhet të tregojë të njëjtin fokus, vëmendje dhe përkushtim ndaj të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ashtu siç tregon ndaj të drejtave të komuniteteve të tjera në rajon.

Theksuam se shqiptarët janë faktor shtetformues në Maqedoninë e Veriut dhe se BE-ja, si bashkëgarantuese e Marrëveshjes së Ohrit dhe promotore e vlerave demokratike evropiane, ka një rol të rëndësishëm në sigurimin e respektimit të standardeve të njëjta për të gjithë qytetarët, pa dallim. Parimet e barazisë, drejtësisë, dinjitetit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore duhet të mbeten busulla e çdo procesi demokratik dhe integrues.

🙏 Në fund, shpreh falënderimin tim për Ambasadorin Rokas dhe Ambasadorin Gonzato për gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet tona, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj proceseve demokratike dhe integruese në vend, si dhe për kontributin e tyre në organizimin e kësaj vizite të suksesshme në Bruksel

Dialogu, respekti dhe standardet evropiane mbeten rruga më e sigurt drejt një shoqërie më të drejtë, më të barabartë dhe më demokratike për të gjithë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments