Mesut Shabani -Radio Visari -Tetovë- poet dhe gazetar
Njeriu me të lindur ka nevojë të shpreh atë që ndjen ose atë që vëren .Arti është dhunti e falur nga zoti ,mbase për ta nxjerë në pah, do edhe ngacmim intelektual. Ngacmimi intelektual ndonjëherë përcillet dhe reflekton me ngacmimet shpirtërore nga përditshmëria ,qoftë edhe nga e kaluara, por edhe nga ethet e pritjes së të panjohurës që do të ndodhë. Artisti është ai që lufton me botën e mbetur pa dashje tek ai , i cili e shkatron edhe veten për ta nxjerrë në pëlhurë ose e lazdron në varg.Artisti nëpërmes artit fishkullon padrejtësinë e fjetur. Por të jesh artist i pikturës dhe plus shqiptarë edhe ate jashtë atdheut është barrë e dyfishtë.E para me vete bart atdheun me të gjitha të mirat dhe të këqijat ,të ri ngulitura në kokë. Të tjerëve bagazhi i ngarkuar dhe i bartur me mijëra kilometra nuk u duket mbingarkesë. Vetëm Artistët e diktojnë ,ata që artin e kan me passion me të lindur. Instinkti bazik artistik është i vendosur pjesërisht në zemër ,ku zhvillohet një luftë e pashpallur kush do dominojë -modernja – plus tradita e mbingarkuar. Artisti është avangarda e një populli me gjuhën folëse shpërndarëse të pozitivitetit,komunikimi me botën e artit nga një kënd i njëjtë nëpërmes gjuhës së Artit, por këndvështrimi ndodhë të jetë tjetër – artist femër.Vetëm Arti i pikturimit është Human. Arti është edhe nuhatje e shijes ,artisti nuk lodhet se a do e kuptojnë mikpritësit artin që dëshiron tua ofrojë në shtetin ku kërkon mbijetesë artistike si Kaltrina Hoti ku gravitojnë me miliona artistë në SHBA .Arti ka mission UNIVERSAL e gjen vetë vendin,pra kjo botë ka vend për të gjithë krijuesit,mbase pranimi mund të mos e gjejë krijuesin.Artistë e pikturës kulmin e arrijnë pas ikjes nga kjo botë Pra artisti shqiptar e ka të pamundur kudo që të jetë në cilin do art që do të shpalosë ti ikë tragjedisë nacionale ,e ajo të mos shfaqet diku, në pëlhurë,në vijën që tërhjek,në nënshkrimin që e ven me nervozë apo edhe në kompozimin e ngjyrave .Pra cilado qoftë formë moderne e të shprehurit të artit ,një element nacional do i përvidhet me dëshirë artistit,dhe i jep lezetin shikimit,përjetimit dhe perceptimit. Arti është vaji dhe këngëtimi i artistit, akti i pikturimit dhe ngjyrat janë loti shpirtëror i tharë i artistit .Arti i pikturimit është edhe poezia e artistit pra pëlhura është letra ,brusha është dora e shkrimit ndërsa ngjyrat janë porositë e poezisë shpirtërore të artistit .Të gjitha këto janë inkorporuara tek zonja Kaltrina Hoti që vjen nga Plava e haruar shqiptare por rikthehet në vendlindje me kontributin e saj artistik për ta rringjallë Plavën me artin.Një luftë e saj non stop por dhe e fituar. Arti mund edhe ndjenjat ,përditshmërinë, sfidon me zgjidhjet esaj politikën,që nuk mund ta ndalë artin pa kush e di çfarë diktature të jetë . Arti për artistin është ushqimi shpitror.Për të egzistuar e qetë shpirtërisht Kaltrina Hoti ka nevojë të krijoj me vargje dhe ngjyrë. Dhe si zogu shtegtarë fluturoi përtej detit ku e barti fati, por mërgimtare nuk u bë. Iku me dhimbje si gjithë mërgimtarët pa u çmallur me familjen me vendlindjen dhe të vdekurit atë dhimbje edhe sotë e bartë ….pse nuk ishte aty kur Atdheu e kërkonte. Diku e lexova
Pëlhura ime paraqet dashuri ndaj jetës,Atdheut,femrës në mënyrën më abstrakte që ndjejë. Mesazhin kryesor e kam : duaje jetën,ruaje indetitetin tënd,dhe Atdheun mbaje në zemër. Përfundon Kaltrina Hoti në poezitë e pikturuara.Urime dhe mire se erdhe Perla e pikturës shqiptare
========================================
P.S.letërnjohtim i shkurtër prezentimi I Artistes KALTRINA HOTI
Kaltrina
Hoti lindi në Plavë – Hot, Mali i Zi. Në vitet e ’70-ta të shek. XX,
babai i saj, Sali Sharri Haxhaj, u shpërngul në Kosovë, me qëllimin e
vetëm për të ruajtur e kultivuar gjuhën shqipe Shkollën fillore e kreu në SHF
“Hasan Prishtina” të Prishtinës, kurse shkollën e mesme të mjekësisë “Xheladin
Deda” gjithashtu në Prishtinë. Në vitin e parë të fakultetit të mjekësisë e lë
folenë me të gjitha ëndrrat dhe merr rrugën e kurbetit.
Vitet e para të mërgimit i kaloi ne Nju-Jork, më vonë u zhvendos në Teksas, ku
e hapi biznesin e saj.
Nga viti 2011 vendos t’i kthehet ëndrrës së saj… pikturës dhe vargut. Për dy
vjet pikturon në Studion e Chuck DeHaan western Artist (www.chuckdehaan.com).
Ka paraqit artin në Texas,Dallas,New York.
Deri më tani në gjuhën angleze ka botuar veprat:
Voices, poezi, “Publish America”, Nju-Jork, 2011.
Touch of Italian attitude in your kitchen, monografi e artit të kuzhinës, “Publish America”, Nju-Jork, 2014.
Come dance with me through words of thoughts, poezi, SBPRA, Huston, 2013.
Dancing on the rain, poezi, “Vecchia Publishing”, Nju-Xhersi, 2017.
Dy poezi të botuara në një antologji të poezisë botërore, “Serenity”, të publikuara nga Eber & Wein Publishing (ku janë poezitë e poetëve më me famë botërore, duke filluar nga Edgar Allan Po).
Në gjuhën angleze ka marrë “Certificate of World poetry movement“.
Bashkë me mësuesin e saj të pikturës, Chuck DeHaan, botuan librin shkollor me piktura “Western coloring book“, 2009.
Më 2014, në Teksas – Ultimate Medical Academy – degree of ”Associate of Science“.
Për ta plotësuar zbrazëtinë e shpirtit, siç shprehet ajo, më 2016, vendos të shprehë botën e saj artistike në gjuhën shqipe:
Ta mora
vargun, poezi, “Tringa”, Tetovë, 2016.
Preke ëndrrën, poezi, “Tringa”, Tetovë, 2016.
Puthja sekret, poezi, “Tringa”, Tetovë, 2016.
Flaka e shpirtit, poezi, “Tringa”, Tetovë, 2016.
Buzëqesh, poezi, “Tringa”, Tetovë, 2016.
Mos e prek, poezi, SHKAL”Naim Frashëri”, Kosovë, 2017.
Vrapo pas Diellit ,Toena,Tiranë 2019
Tani jeton në Nju-Jork, ku vazhdon me laps dhe brushë të shënojë kohën e kaluar dhe të përcjellë eksperiencën e kurbetit nëpërmjet vargjeve dhe abstraktit në pikturë.