19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaKulturëRekuiem për lotët që rrjedhin nga pikturat e artistes dhe poetes Kaltrina...

Rekuiem për lotët që rrjedhin nga pikturat e artistes dhe poetes Kaltrina Hoti

Mesut Shabani -Radio Visari -Tetovë- poet dhe gazetar

Njeriu me të lindur ka nevojë të shpreh atë që ndjen ose atë që vëren .Arti është dhunti e falur nga zoti ,mbase për ta nxjerë në pah, do edhe ngacmim intelektual. Ngacmimi intelektual ndonjëherë përcillet dhe reflekton me ngacmimet shpirtërore nga përditshmëria ,qoftë edhe nga e kaluara, por edhe nga ethet e pritjes së të panjohurës që do të ndodhë. Artisti është ai që lufton me botën e mbetur pa dashje tek ai , i cili e shkatron edhe veten për ta nxjerrë në pëlhurë  ose e lazdron në varg.Artisti nëpërmes artit fishkullon padrejtësinë e fjetur. Por të jesh artist i pikturës dhe plus shqiptarë edhe ate jashtë atdheut është barrë e dyfishtë.E para me vete bart atdheun me të gjitha të mirat dhe të këqijat ,të ri ngulitura në kokë. Të tjerëve bagazhi i ngarkuar dhe i bartur me mijëra kilometra nuk u  duket mbingarkesë.  Vetëm Artistët e  diktojnë ,ata që artin e kan me passion me të lindur. Instinkti bazik artistik është i vendosur pjesërisht në zemër ,ku zhvillohet një luftë e pashpallur  kush do dominojë -modernja – plus  tradita e mbingarkuar. Artisti është avangarda e një populli me gjuhën folëse shpërndarëse të pozitivitetit,komunikimi me botën e artit nga një kënd i njëjtë nëpërmes gjuhës së Artit, por  këndvështrimi ndodhë të jetë tjetër – artist femër.Vetëm Arti i pikturimit është Human. Arti është edhe nuhatje e shijes ,artisti nuk lodhet se a do e kuptojnë mikpritësit artin që dëshiron tua ofrojë në shtetin ku kërkon mbijetesë artistike si Kaltrina Hoti ku  gravitojnë me miliona artistë në SHBA .Arti ka mission UNIVERSAL e gjen vetë vendin,pra kjo botë ka vend për të gjithë krijuesit,mbase pranimi mund të mos e gjejë krijuesin.Artistë e pikturës kulmin e arrijnë pas ikjes nga kjo botë Pra artisti shqiptar e ka të pamundur kudo që të jetë në cilin do art që do të shpalosë ti ikë tragjedisë nacionale ,e ajo të mos shfaqet diku, në pëlhurë,në vijën që tërhjek,në nënshkrimin që e ven me nervozë  apo edhe në kompozimin e ngjyrave .Pra cilado qoftë formë moderne e të shprehurit të artit ,një element nacional do i përvidhet me dëshirë artistit,dhe i jep lezetin shikimit,përjetimit dhe perceptimit. Arti është vaji dhe këngëtimi i artistit, akti i pikturimit dhe ngjyrat janë loti shpirtëror i tharë i artistit .Arti i pikturimit është edhe poezia e artistit pra pëlhura është letra ,brusha është dora e shkrimit ndërsa ngjyrat janë porositë e poezisë shpirtërore të artistit .Të gjitha këto janë inkorporuara tek zonja Kaltrina Hoti që vjen nga Plava e haruar shqiptare por rikthehet në vendlindje me kontributin e saj artistik  për ta rringjallë Plavën me artin.Një luftë e saj non stop por dhe e fituar. Arti mund edhe ndjenjat ,përditshmërinë, sfidon me zgjidhjet esaj politikën,që nuk mund ta ndalë artin pa kush e di çfarë diktature të jetë . Arti për artistin është ushqimi shpitror.Për të egzistuar e qetë shpirtërisht  Kaltrina Hoti   ka nevojë të krijoj me vargje dhe ngjyrë. Dhe si zogu  shtegtarë fluturoi përtej detit ku e barti  fati,  por mërgimtare nuk u bë. Iku me  dhimbje si gjithë mërgimtarët pa u çmallur me familjen me vendlindjen dhe të vdekurit atë dhimbje edhe sotë e bartë ….pse nuk ishte aty kur Atdheu e kërkonte. Diku e lexova

Pëlhura ime paraqet dashuri ndaj jetës,Atdheut,femrës në mënyrën më abstrakte që ndjejë. Mesazhin kryesor  e kam : duaje jetën,ruaje indetitetin tënd,dhe Atdheun mbaje në zemër. Përfundon Kaltrina Hoti në poezitë e pikturuara.Urime dhe mire se erdhe Perla e pikturës shqiptare

========================================

P.S.letërnjohtim i shkurtër prezentimi I Artistes KALTRINA HOTI

Kaltrina Hoti lindi në Plavë – Hot, Mali i Zi. Në vitet e ’70-ta  të shek. XX, babai i saj,  Sali Sharri Haxhaj, u shpërngul në Kosovë, me qëllimin e vetëm për të ruajtur e kultivuar gjuhën shqipe Shkollën fillore e kreu në SHF “Hasan Prishtina” të Prishtinës, kurse shkollën e mesme të mjekësisë “Xheladin Deda” gjithashtu në Prishtinë. Në vitin e parë të fakultetit të mjekësisë e lë folenë me të gjitha ëndrrat dhe merr rrugën e kurbetit.
Vitet e para të mërgimit i kaloi ne Nju-Jork, më vonë u zhvendos në Teksas, ku e hapi biznesin e saj.
Nga viti 2011 vendos t’i kthehet ëndrrës së saj… pikturës dhe vargut. Për dy vjet pikturon në Studion e Chuck DeHaan western Artist (www.chuckdehaan.com).

Ka paraqit artin në Texas,Dallas,New York.

Deri më tani në gjuhën angleze ka botuar veprat:

Voices, poezi, “Publish America”, Nju-Jork, 2011.

Touch of Italian attitude in your kitchen, monografi e artit të kuzhinës, “Publish America”, Nju-Jork, 2014.

Come dance with me through words of thoughts, poezi, SBPRA, Huston, 2013.

Dancing on the rain, poezi, “Vecchia Publishing”, Nju-Xhersi, 2017.

Dy poezi të botuara në një antologji të poezisë botërore, “Serenity”, të publikuara nga Eber & Wein Publishing (ku janë poezitë e poetëve më me famë botërore, duke filluar nga Edgar Allan Po).

Në gjuhën angleze ka marrë “Certificate of World poetry movement“.

Bashkë me mësuesin e saj të pikturës, Chuck DeHaan, botuan  librin shkollor me piktura “Western coloring book“, 2009.

Më 2014, në Teksas – Ultimate Medical Academy  – degree of ”Associate of  Science“.

Për ta plotësuar  zbrazëtinë e shpirtit, siç shprehet ajo, më 2016, vendos të shprehë botën e saj artistike në gjuhën shqipe:

Ta mora vargun, poezi, “Tringa”, Tetovë, 2016.
Preke ëndrrën, poezi, “Tringa”, Tetovë, 2016.
Puthja sekret, poezi, “Tringa”, Tetovë, 2016.
Flaka e shpirtit, poezi, “Tringa”, Tetovë, 2016.
Buzëqesh, poezi, “Tringa”, Tetovë, 2016.
Mos e prek, poezi, SHKAL”Naim Frashëri”, Kosovë, 2017.

Vrapo pas Diellit ,Toena,Tiranë 2019

Tani jeton në Nju-Jork, ku vazhdon me laps dhe brushë të shënojë kohën e kaluar dhe të përcjellë eksperiencën e kurbetit nëpërmjet vargjeve dhe abstraktit në pikturë.

Top

Top

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments