www.telegrami.mk
Në Prishtinë , pushteti qeveritar po shkon nga zgjedhjet në zgjedhje pa zgjidhje ,miliona euro po harxhohen për kampanjat zgjedhore, para të taksapaguesve nga Kosova …është situatë rozë edhe në Tetovë (në këtë kontekst të protestuesve simbolizon RMV-në )si qytet më i madh shqiptar 90% popullatë autoktone shqiptare …BDI 22 vite afera korruptive… punë përgjysmë të lëna …VLEN vazhdon të meret me BDI-në edhe në vitin e 3 të pushtetit qeveritar… harroi NDRYSHIMIN dhe u bë vegël e Kryeministrit Mickoski dhe Nikoloskit,zv/kryeministër dhe Ministër i Transportit që nuk lejon asnjë investim në Maqedoninë Perendimore .Po bën infrastrukturë vetëm në Maqedoninë tjetër si dhe në Shkup në anën tjetër të VARDARIT…NDRYSHIMI I PUSHTETIT NË SHQIPËRI nuk ka ku të shkojë …do të kaplojë patjetër edhe Prishtinën dhe Tetovën …për momentin po punohet me struktura të reja në KOSOVË dhe është problem… në Tetovë nuk është problem , po punohet …vetëm pritet momenti sinjalizues …por problemi është se te blloku politik maqedonas nuk ka opozitë rinore …VMRO me retorikë nacionaliste kundër shqiptarëve po mba gjallë frymën pro serbe ….edhe ky problem ka zgjidhje …thonë ndërkombëtarët e akredituar në RMV …me ikjen e trios VUÇIÇ-RAMA-KURTI-…kryeministri MICKOSKI në një mëngjes mungon në punë…ka ikur për Australi me Nikoloskin ….
Prishtina – Tetova – Tirana: Kur zëri i shqiptarëve nuk njeh kufij
Kur në rrugët e Tiranës dëgjohet në kor “Prishtina – Tetova – Revolucion”, mesazhi është më i madh se një slogan proteste. Ai tregon se pakënaqësia nuk kufizohet brenda një qyteti apo një shteti, por prek shqiptarët kudo që jetojnë.
Përpjekjet për t’i etiketuar protestuesit nga Prishtina apo Tetova si “të huaj”, “mercenarë” apo faktorë destabilizues nuk i zgjidhin problemet që kanë nxjerrë qytetarët në rrugë. Përkundrazi, një retorikë e tillë rrezikon të krijojë ndasi mes shqiptarëve dhe të shmangë vëmendjen nga çështjet që protestuesit ngrenë.
Shqiptarët e Tetovës dhe Prishtinës nuk janë spektatorë të fatit të Shqipërisë…fati i tyre ështëi lidhur Ata janë pjesë e të njëjtit komb, me lidhje historike, familjare dhe kulturore. Prania e tyre në një protestë është një shprehje solidariteti qytetar dhe kombëtar, jo domosdoshmërisht një ndërhyrje politike.
Historia ka treguar se pushtetet shpesh përpiqen ta zhvendosin debatin nga përgjegjësia e tyre drejt identitetit të protestuesve. Por qytetarët nuk kërkojnë etiketime; ata kërkojnë përgjegjësi, transparencë dhe qeverisje më të mirë.
Prandaj, në vend të sulmeve ndaj atyre që vijnë nga Prishtina apo Tetova, do të ishte më e dobishme të dëgjohej arsyeja pse mijëra qytetarë ndiejnë nevojën të dalin në rrugë. Sepse zëri i protestës nuk mund të shuhet duke sulmuar prejardhjen e protestuesve; ai mund të qetësohet vetëm duke adresuar problemet që e kanë ngritur atë…nëse është ashtu siç thotë RAMA .për prejardhjen e protestuesve …fajin ta kërkojë te vetja dhe Ministrinë e Brendëshme si dhe SHISH …çfarë bënë ata që marrin rroga të majme të financuara nga taksapaguesit e shtetit shqiptar..,pse toleruan ..ta bajë Edi Rama me shëndet ???…www.telegrami.mk
