BallinaLajmeArkivoli në tubim, Lamallari: S'mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në...

Arkivoli në tubim, Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve!

Pas tortës prej betoni me të cilën i uruan ditëlindjen Ramës, protestuesit kanë sjellë një arkivol para kryeministrisë. Arkivolit i prin një pankartë ku shkruhet “Arkivoli politik i Ramës”, shkrim që është vendosur edhe në anë të tij.Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar pas pamjeve me arkivolin e shfaqur në protestën e sotme në bulevard. Ai i cilëson këto pamje si të neveritshme.

“Të përdorësh simbolet e vdekjes për këdoqoftë nuk është më protestë, por një përpjekje e ulët për të krijuar ndasi dhe helmuar shoqërinë me gjuhën e urrejtjes”, shkruan Lamallari.

Më poshtë reagimi i tij i plotë:

“Pamjet e arkivolit që shëtiste sot në bulevard janë të neveritshme. As si pankartë e as si dekor proteste apo për humor të zi nuk mund të përdoret kurrsesi. Për më tepër në sy të fëmijëve. Sjellje totalisht ataviste dhe e huaj qoftë për Shqipërinë e djeshme, aq me pak atë sot dhe kurrsesi e pranueshme për atë ku duam dhe do të shkojmë. Të tentosh të ndezësh qytetarët me simbolet e vdekjes është mjerim i madh politik e shpirtëror. Të përdorësh simbolet e vdekjes për këdoqoftë nuk është më protestë, por një përpjekje e ulët për të krijuar ndasi dhe helmuar shoqërinë me gjuhën e urrejtjes. Shqipëtarët nuk ua kanë borxh ritualet mortore në sheshe. Nuk është kjo kultura jonë, as tradita e të parëve tanë dhe as Shqipëria që duam t’u lemë fëmijëve”, shkruan Ministri i Punëve të Brendshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments