7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeRegjistrimi mund të shtyhet vetëm me konsensus politik( video)

Regjistrimi mund të shtyhet vetëm me konsensus politik( video)

Regjistrimi mund të shtyhet vetëm me konsensus politik. Përkundër pasqyrës së keqe epidemiologjike, numrit të shtuar të infektuarve, mungesës së regjistruesve të mjaftueshëm, qeveria nuk ka hequr dorë dhe njoftoi fillimin e operacionit më të madh statistikor në 1 Prill. VMRO DPMNE kërkon që Parlamenti të miratojë një ligj që do të shtyjë regjistrimi deri në shtator.

Komisioni për Sëmundje Infektive nuk është kompetent për të vendosur nëse regjistrimi do të kryhet apo jo sepse është një vendim politik, thotë Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zarko Karadzoski. Protokolli është përgatitur dhe regjistruesit do të duhet ta ndjekin atë.

Veshja e detyrueshme e maskave mbrojtëse, mbajtja e një distancë prej disa metrash, përdorimi i dezinfektuesve. Personat në izolim do të numërohen me masa të veçanta. Por frika nga kurora ka çuar në interes të ulët për regjistruesit. Enti Shtetëror i Statistikave do të shpallë një njoftim të ri.

VMRO-DPMNE kërkon nga palët që të ulen në një tryezë të përbashkët dhe të miratojnë një ligj, i cili do të shtyjë regjistrimin në shtator.

LSDM nuk e lejon dhe ata janë të bindur që rregjistrimi do të jetë i sigurt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments