13.7 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeBexheti-Grubit: Albin Kurti më pak mund të marrë këshilla nga Ju! A...

Bexheti-Grubit: Albin Kurti më pak mund të marrë këshilla nga Ju! A i kërkuat falje që ja quajtët partinë VVC?

Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët Flakron Bexheti ka reaguar në lidhje me deklaratën e Zv Kryeministrit Artan Grubi të dhënë në Klan Kosova duke thënë se ai i paska kërkuar Albin Kurtit që ti bëjē thirje diasporës shqiptare të Maqedonisë së Veriut që të regjistrohet.

Ja postimi i Flakron Bexhetit në facebookun e tij:

Kjo deklarata e Artan Grubit se gjoja ky i ka kërkuar Kurtit që ti bëj thirrje diaspores shqiptare të Maqedonisë së Veriut të regjistrohen jo që nuk është e vërtetë por është cinike:

1. E para, Albin Kurti se ka pru punën ta këshillojë Artan Grubi

E dyta, Artan Grubi me një strategji të demaskuar, që me këtë deklaratë të nxis reagime tek media, gazetar analist e politikan maqedonas, të cilët do ta kritikojnë dhe sulmojnë Grubin, e më pas ky i fundit të shpresojë dhe kalkulojë në ndonje rritje të rejtingut tani më të humbur tek shaiptarët.

E treta, Artan Grubi le të përgjigjet se përse Kryetari i tij dhe Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski u morrën vesh që të dështojë regjistrimi kohë më parë! Dhe pse lideri i tij asnjëher nuk doli para drejtësisë, për këtë çështje qe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ai proces i regjistrimit të dështuar ju kushtoi miliona euro, nga paratë e tyre!

E katërta, a i kërkoj falje Artani Albinit, që Vetëvendosjen në përgjimet e paligjshme tek po fliste me Ali Ahmetin e quajtën VVC.

Krejt në fund, Artan Grubi me këtë deklaratë, mund të ndikoje negativisht tek diaspora per tu regjistruar!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments