16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeReal marketingu politik / Artan Grubi : Korridori 8 do ta...

Real marketingu politik / Artan Grubi : Korridori 8 do ta reflektojë barazinë gjuhësore

Lajmi interaktiv

Në vend që të jetë bërë ky real marketing poltik këtu e 20 vite më parë që kur BDI e udhëhequr nga ALI AHMETI ,erdhi në pushtet ,i bie që ZVKPRMV Artan Grubi pranon dështimin e BDI-së në Qeveri me gjithë ato poste ministrash të Transportit dhe lidhjeve ,nga rradhët e BDI-së ,pra del pranimi se njerzit e BDI-së politikëbërsit nuk kan bërë kurgjë ,dhe tash në rolin e Supermanit vendosës politik del ZVKP RMVV …ai është aty që t i zgjidh në vend situatat ,që mbetën të pazgjidhura për shumë ish zv/kryeministra , ish ministra dhe ish zëvendësministra , ish drejtov etj …që duhet të duket fyerje për ata isha ..ose ndonjë këshilltar është tallur me ZKPRMV ….kështu me këtë real marketing politik dolën se shumëkush ishin të paaftë …tash me këtë gjest pra BDI pranoi se ZKPRMV Artan Grubi ështe njeriu i vërtetë që i zgjidh problemet ,…pra ZKPRMV Artan Grubi fotografohet vetëm për tema që i konvenon karakterit të tij , nga anësh duket se ky u jep urdhëra të realizohen …pra nga këndi i real marketingut poltik aty duhej të ishte prezent kreu i integristëve ALI AHMETI dhe të hiqte në njërën nga rrugët – heqjen e Duvakut të tabelave që autostradat në Korridorin 8 mbetën ato të Branko Cërvenkovskit të viteve 1994-1998,në Maqedoninë Perendimore( për këtë nuk duhet akuzuar BDI që u krijua 2001 por PPD ku ishte pjesë edhe avokati i popullit ) ,por tash pas 20 vite pushteti të BDI-së autostradat duhej prej fillimi të ndërtoheshin me gjithë ato prishje asfalti , gropa etj…sepse ,autostradat si gjysmake në Maqedoninë Perendimore vërtetë u bënë por nuk u bënë sipas standardeve europiane ,sot kur pritej prerja e shiritave të autostradave të reja si në Korridorin 10 ….ndodhi heqja e Duvakut në Tabelat që nuk kishte lezet dukej kozmetikë e e zbehtë ,dhe të lavdrohesh pas 20 vitesh pushtet duket anakronike me kohën sepse këto përdorime të të drejtave gjuhësore janë të drejta që burojnë nga Kushtetuta e pse nuk u përdorën dhe u zbatuan deri tash këtë duhet ta sqarojnë ZKPRMV , krerët dhe kreu i BDI-së …

========================================

lajmi aktiv që qarkullon

https://tv21.tv/grubi-korridori-8-do-ta-reflektoje-barazine-gjuhesore/

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi bashkë me drejtorin e NP ”Rrugët e Maqedonisë së Veriut”, Bekim Memeti, drejtorin e NP ”Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi dhe drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela inspektoi nga afër zëvendësimin e udhërrëfyesve të vjetër një gjuhësor me udhërrëfyes të cilët janë në shqip, maqedonisht dhe anglisht.

Grubi me këtë rast ka thënë se përgjatë korridorit 8 do të reflektohet barazia gjuhësore duke reflektuar kështu realitetin në Republikën e Maqedonisë së Veriut.“Kemi lajm tejet pozitiv për qytetarët, në veçanti për korridorin 8 sepse në mbledhjen e kaluar të qeverisë miratuam vendimin dhe programin vjetor për punën e NP “Rrugët Shtetërore” me ç’rast korridori 8 zgjidhet në formën e autostradës në tërë tërësinë e vetë, duke përfshirë një korsi të tretë të autostradës në rrugën Tetovë-Gostivar, lidhje me autostradë nga Gostivari në Kërçovë, zgjidhje me autostradë Kërçovë-Ohër dhe Ohër-Strugë-Qafë Thanë, d.m.th qytetarët tanë që nga Qafë Thana e deri në Bllacë me Republikën e Kosovës apo edhe me kufijtë tjerë do të ngasin makinat e tyre nëpër një autostradë moderne” ka deklaruar Grubi.

Sipas Grubit modernizimi i Korridorit 8 dhe rikonstruktimi i tij është prej një rëndësie të veçantë për shkak të lidhjes rajonale dhe bashkëpunimit, si një nga aspektet më të rëndësishme të integrimit në Bashkimin Evropian dhe me rëndësi të madhe ekonomike për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në deklaratën e tij, Grubi gjithashtu tha se me këtë vendim të qeverisë po vazhdohet me investimin në drejtim të përmirësimit të cilësisë së rrjetit rrugor dhe ngritjen e sigurisë në pajtim me rregullat e Bashkimit Evropian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments