ASH-AAA: Mbrëmë Tetova u trondit edhe nga një lajm që trishtoi të gjithë, sulmin e fëmijës nga qentë endacak..

56

Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët ka reaguar për ngjarjen ku një fëmijë u sulmua nga qentë endacak teksa ka qenë duke luajtur me shokët e tij në lagje.

“Mbrëmë Tetova u trondit edhe nga një lajm tjetër që trishtoi të gjithë qytetarët, por jo edhe pushtetarët aktual. Qentë endacak për të cilët në vazhdimësi kemi alarmuar, kanë sulmuar një fëmijë 5 vjeçar duke i shkaktuar plagë të rënda. E gjithë ngjarja ka ndodhur në afërsi të shtëpisë, ndërsa ndërhyrja e familjarëve e ka shpëtuar 5 vjeçarin nga fataliteti. Ky rast dëshmon se Tetova është bërë një vend i rrezikshëm për jetesë, si pasojë e papërgjegjësisë, krimit, korrupsionit dhe keqmenaxhimit të drejtuesve të pushtetit lokal dhe qendror. E nëse ata i pyesni për këtë rast, përsëri do ta trajtojnë si incident, kader ose fatkeqësi natyrore. Për të mos mjaftuar kjo, kur fëmija është dërguar në spital u është thënë se nuk ka vaksinë kundër tërbimit dhe janë detyruar të shkojnë për në Klinikën e Shkupit. Qyteti i Tetovës jo vetëm që nuk ka siguri për të jetuar, por nuk ka as edhe shëndetësi për të të ndihmuar. Nuk ka shkolla të sigurta, ndërsa së fundmi janë rrezikuar edhe shtëpitë, oborret dhe lagjet. Dhe pas gjithë kësaj, ne nuk mund të kërkojmë më të mbajnë përgjegjësi nga ata që nuk mbajtën as për 14 jetë të humbura”, thanë nga ASh-ja.