3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeTragjedia në Tetovë, Zaevi: U bë banale kjo! (VIDEO)

Tragjedia në Tetovë, Zaevi: U bë banale kjo! (VIDEO)

Kryeministri Zoran Zaev është ndjerë në siklet sot pasi është përballur me gazetarët që kanë këmbëngulur duke i kërkuar të japë përgjegjeësi për tragjedinë e spitalit në Tetovë. Në një moment, kreu i Qeverisë ka deklaruar se është ishte bërë banale kjo qasje e gazetarëve, ndërsa ka e vlerësuar të mjaftueshme dorëheqjen e ofruar nga ministri Filipçe, zëvendësministri dhe dy drejtorët e spitaleve. Zaev ka ritheksuar se për dorëheqjet do të vendos pas përfundimit të hetimeve, të cilat shpreson të kryeh nderi në fund të javës

“Me siguri edhe ju e keni vërejtur se u bë banale kjo, gjithë këto ditë”.

Kryeministrit Zoran Zaev i duken banale pyetjet e gazetarëve ku i kërkohet përgjegjësi për tragjedinë që ndodhi në spitalin e Tetovës. Ai e vlerëson si të mjaftueshme përgjegjësinë morale të ofruar nga ministri i Shëndetësisë, zëvendësi i tij dhe dy drejtorët e spitalit. Ndërsa këmbngul se nuk do ta tregoj qëndrimin e tij lidhur me dorëheqjet e ofruar pa mbaruar hetimet për ngjarjen tragjike.

“Unë ndoshta nuk do t’i pranoj dorëheqjet, por ndoshta do t’i pranoj. Por, përgjegjësia morale është bërë. Se a do duhet të ketë lloj tjetër të dorëheqjes, do ta thonë organet e hetuesisë”. shprehet Zaev

Raportet nga hetimet e ekspertëve gjermanë, siç tha Zaev duke u thirrur në infromacionet që I ka nga MPB, do të jetë gati për 10-15 ditë. Ndërsa hetimet e prokurorisë vendase pret që të dalin deri në fund të javës.

“Nëse më pyesin mua si kryeministër. Unë pres që në fund të javës të dalin raportet. Por, a do ndodh kështu apo jo, do ta thonë prokurori republikan dhe prokurorët kompetent, tre nga Tetova dhe dy nga Shkupi. I lus që sa më shpejtë t’i përgatisin raportet e hetimit sepse qytetarët po presin përgjigje”. thotë Zaev

Duke ju referuar spitaleve të modeluara për trajtimin e personave me Kovid, kryeministri sqaroi se bëhet fjalë për kontejnerë modular që paraprakisht punohen diku tjetër dhe shtoi se, ashtu sikur nëpër botë edhe tek ne, shtrihen personat me koronavirus, në mënyrë që të mos pranohen nëpër hapësirat e parkingjeve para klinikave infektive./Shenja/https://www.youtube.com/embed/etUMGQUHzWI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments