Deputeti Halil Snopçe-ASH : Zaevi nuk di çfarë flet. Sipas tij, kjo do të thotë se banalizohet me humbjen e jetës së 14 njerëzve në mënyrë më mizore të mundshme

44

Shkruan: Halil Snopçe

Patëm mundësi ta degjojmë kryeministrin. Si duket e ka humbur sensin me realitetin. Fatkeqësisht i mbuluar me petkun e dështimit nuk din edhe çka flet. Imagjinoni, thotë se situata me zjarrin në Tetovë është bërë banale. Sipas tij, kjo do të thotë se banalizohet me humbjen e jetës së 14 njerëzve në mënyrë më mizore të mundshme. Banalizohet me mos përgjegjësinë e funksionarëve qeveritarë që duhet të përgjigjen. Banalizohet me përgjegjësine morale. Pra, thjesht një deklaratë johumane dhe jo e përgjegjshme nga ana e tij. Pastaj thotë se personalisht nuk beson në organet gjyqësore e nga ana tjetër ka deklaruar disa herë se do të mer vendim për dorëhekjet pasi të kryhet hetimi. Pra, një deklaratë farsë dhe kontradiktore që dëshmon se e ka humbur sensin me realitetin. Në fund kemi qershinë mbi tortë të deklaratave pa sens kur thotë se u deshiron penzionistëve punë të sukseshme. Çdo koment i tepërt i këtyre perlave të deklaratave kontradiktore të njeriut të parë të qeverisë është i tepërt.