11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajme“DORËHEQJET BANALE”, PAS DEKLARATËS SË ZAEV, VJEN REAGIMI I PARË NGA ASH:...

“DORËHEQJET BANALE”, PAS DEKLARATËS SË ZAEV, VJEN REAGIMI I PARË NGA ASH: AI SHQIPTARËT NUK I LLOGARIT AS PËR PESË PARE, I TRAJTON SI DELE

Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev ku thotë se “dorëheqjet janë bërë banale” pas tragjedisë në Tetovë ku vdiqën 14 person si pasojë e zjarrit që shkrumboi Spitalin modular.

“Në këto ditë tragjike pas djegies së gjallë të 14 njerëzve në spitalin e Tetovës, sot pamë një shfaqje makabre nga Kryeministri Zaev. Në vend se të përgjigjet për djegien e 14 njerëzve, në vend se të japë përgjigje për rastin tragjik, ai në mënyrën më të gërditshme të mundur tenton të fshehë rastin, siç ka bërë me pa numër raste më parë. I pyetur nga gazetarë për rastin e spitalit të Tetovës, ai u zgërdhi duke thënë se kjo është çështje banale, sikur djegia e 14 njerëzve të jetë temë e mbyllur që s’meriton më përgjigje. Ai sot i trajtoi qytetarët, sidomos shqiptarët të cilët ai nuk i llogarit as për pesë pare, si dele me kujtesë të shkurtër që harrojnë çdo gjë për tri ditë. Sikur mos mjaftonte kjo paraqitje e mjerë e Zaevit, që shfaqja të bëhet edhe më makabre u kujdesën shpura e tij e servilëve. Kësaj deklarate skandaloze ato ju përgjigjën me duartrokitje! Paramendoni! Një kryeministër thotë se s’ja vlen të flitet për 14 të djegur të gjallë dhe për këtë merr duartrokitje! Zotëri Zaev, Juve dhe shpurës tuaj mund edhe t’ju duket banale që janë djegur 14 njerëz. Apo ndoshta ju duket banale se ishin nga ata që për ju nuk vlejnë as pesë pare. Por, ju sigurojmë se qytetarët nuk janë dele me kujtesë të shkurtë. Jeni mësuar që çdo skandal ta manipuloni siç dini vetë, por ta keni të qartë se ne nuk do të rreshtim së kërkuari përgjegjësi, derisa drejtësia të vihet në vend. Dhe të jeni të sigurt se o sot, o nesër, drejtësi do të ketë”, tha Vjollca Berisha nga ASh, transmeton TV21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments